Panorama Sport (Albania)

Gjoba te Mançester Junajtid përpara Evertonit

-

Një grup lojtarësh të Mançester Junajtid do të gjobiten nga klubi pas refuzimit të tyre për të marrë pjesë në një eveniment sponsorizi­mi ditën e premte. Disa prej yjeve të "djajve të kuq" refuzuan që të shfaqeshin në një takim me partnerët komercialë të klubit këtë fundjavë dhe e justifikua­n mungesën e tyre me problemet me transporti­n publik, të cilat kanë shkaktuar probleme edhe me dy ndeshjet e fundit të Champions-it në "Old Trafford". Klubi u gjobit pasi Zhoze Murinjo mbeti i bllokuar në trafik dhe kjo solli shtyrjen e fillimit të ndeshjes kundër Valencias më 2 tetor. Pavarësish­t se skuadra e zhvendosi takimin përpara ndeshjes kundër Juventusit këtë javë në hotelin në qendër të Mançesteri­t, më pak se gjysmë km nga stadiumi, sërish pati probleme me vonesën, çka solli edhe daljen e Zhoze Murinjos nga autobusi për ta vazhduar rrugën në këmbë. Trajneri kërkoi që

edhe lojtarët t'i bashkohesh­in atij në këmbë, por siguria e refuzoi këtë gjë. Në fakt, portugezi mbërriti në "Old Trafford" përpara autobusit me futbollist­ët. Klubi është i zemëruar nga sjellja e futbollist­ëve që munguan në eventin e fundit të sponsorit të tyre dhe do t'u vendosë

atyre gjoba. "Sponsorët paguajnë shumë para dhe ky është një event që duhet marrë seriozisht. Mançester Junajtid ka një marrëdhëni­e fantastike me partnerët e biznesit dhe kjo nuk lë një shije të mirë", tha një burim i klubit për "DailyMail". Klubi është

shfajësuar edhe për vonesat e fundit në ndeshje, duke thënë se ato nuk erdhën për shkak të mungesës së organizimi­t nga ana e tyre. "DailyMail" kontaktoi me zyrën e shtypit të Junajtid për të marrë një reagim në lidhje me gjobat, por ata refuzuan që të komentonin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania