Panorama Sport (Albania)

Kovaç: Kjo është skuadra që dua, ishim në gjumë te goli

-

Trajneri i Bajernit, Niko Kovaç, ishte i kënaqur me lojën e skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Maincit në transfertë. Skuadra e tij arriti të marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat dhe të tretën në total, duke përfshirë edhe ndeshjen e Champions-it. Bajerni tregoi në Mainc se mund të fitojë edhe pse me disa ndryshime në formacioni­n e parë. Trajneri kishte lënë pushim Mats Humelsin, Arjen Roben, Hames Rodrigez dhe Frank Riberi. Në sulm përkrah Levandovsk­it luajti Tomas Myler dhe Serge Gnabri. Ky i fundit bëri një paraqitje dinjitoze në ndeshjen e Champions-it ndaj AEK- ut. "Nuk u shqetësova aspak, pasi kundërshta­ri na barazoi në fillim të pjesës së dytë. Ajo që nuk më pëlqeu ishte fakti që skuadra nuk bëri asgjë nga ato që u thanë në pushimin e pjesës së parë", u shpreh Kovaç në konferencë­n për shtyp pas ndeshjes në Mainc. "Jemi në gjumë sa herë që kundërshta­ri kroson në zonë, duke na e bërë jetën shumë të vështirë. Por, më pëlqen fakti që skuadra luan dhe arrin të krijojë shumë raste për shënim. Sot (dje) skuadra reagoi menjëherë, duke shënuar edhe golin e dytë. Kjo është ajo që kërkoj prej saj. Tani jemi në rrugën e duhur. Kjo fitore na jep shpresë për t'u ngjitur sa më shpejt në renditje edhe pse e kam thënë edhe më parë se kampionati është ende i gjatë", u shpreh Kovaç. Bajerni renditet në vendin e dytë me vetëm dy pikë pas Borusias së Dortmundit që nuk shkoi më shumë se një barazim 22 në shtëpi ndaj Hertës në ndeshjen e luajtur ditën e djeshme në "Signal Iduna Park". Bajerni luajti dy ndeshjet e fundit në transfertë, duke treguar një formë të mirë. Skuadra tani është rikthyer te fitorja pas dy humbjeve radhazi ndaj Hertës dhe Gladbahut.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania