Panorama Sport (Albania)

Barça-Real, Lopetegui: Nuk e vras veten po humba

Reali kishte 9 Champions, ndërsa Barcelona 2

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Ditën e sotme në “Kamp Nou”, në orën 16:15 do të luhet klasikja e parë në dhjetë vitet e fundit mes Barcelonës dhe Realit pa Leo Mesin dhe Kristiano Ronaldon. E fundit Barcelona-Real u luajt më 23 dhjetor të vitit 2007 dhe e fitoi Reali me rezultatin 0-1, falë golit të Hulio Baptistës. Që nga ajo kohë kanë ndryshuar shumë gjëra. Por si ishte futbolli në atë kohë dhe çfarë ndodhte me protagonis­tët e kësaj sfide. Gazeta spanjolle “Marca” na i kujton.

Kaka- Rikardo Kaka në atë kohë luante me Milanin dhe ishte lojtari më i mirë në botë. Ishte ai “mbreti” i këtij sporti, ndërsa Leo Mesi dhe Kristiano Ronaldo nuk kishin fituar ende asnjë “Top të Artë”.

Lopetegui- Trajneri aktual i Realit, Hulen Lopetegui, në atë kohë ishte shefi i vëzhguesve ndërkombët­arë të Realit me Ramon Kalderonin. Një vit më vonë mori drejtimin e Katijas.

Valverde- Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, në atë kohë ishte trajner i Espanjolit dhe e mbylli sezonin në vendin e 12- të. Ndërsa në vitin e ardhshëm arriti në finalen e Kupës UEFA.

Champions- Përpara se në Madrid dhe në Barcelonë të zbarkonin dy jashtëtokë­sorët Ronaldo dhe Mesi, Reali i Madridit kishte fituar 9 Champions, ndërsa Barcelona 2. 11 vite më vonë, situata ka ndryshuar. Reali ka 13, ndërsa katalanasi­t kanë fituar 5 Champions.

Spanja- Në atë kohë, as kombëtarja spanjolle nuk ishte kaq e lavdishme sa sot. Kishte fituar vetëm një kampionat Europian në vitin 1964. Më vonë arriti të fitonte 2 Europianë të tjerë në vitet 2008, 2012 dhe një Botëror në vitin 2010.

Goleadori- Ishte Hulio Baptista lojtari vendimtar i ndeshjes, i cili i dha triumfin Realit 0- 1 në El Clasicon e luajtur më 23 dhjetor të vitit 2007.

Trajnerët- Në atë kohë, ata që drejtonin dy skuadrat ishin Bernd Shuster dhe Frank Rajkard. Njëri i Realit dhe tjetri i Barcelonës. Sot, gjermani është në Kinë dhe holandezi nuk është më trajner.

Presidentë­t- Hoan Laporta dhe Ramon Kalderon ishin ata që “komandonin” dy skuadrat në zyra. Të dy presidentë­t e fundit kur një “El

Clasico” u luajt pa Mesin dhe Ronaldon.

Vinicius- Vinicius Xhunior ishte 7 vjeç dhe luante futboll salle me Sao Gonçalon. Më kurioz është fakti që, ai i cili konsideroh­et si e ardhmja e futbollit brazilian, në atë kohë luante si mbrojtës.

Golashënue­s- Golashënue­si i kampionati­t në atë kohë ishte Dani Guiza. Arriti të shënonte 27 gola për skuadrën e Majorkës. Pastaj dihet se kush e bënte ligjin në La Liga, kur filluan të rivalizoni­n njëri-tjetrin, Kristiano Ronaldo dhe Leo Mesi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania