Panorama Sport (Albania)

“Djalli” pa Kesin dhe Çalhanoglu­në, Gatuzo ndryshon modul për Sampin

-

“Kur diçka shkon keq, mund të shkojë edhe më keq”. Një frazë që shpesh gjen konfirmim edhe në botën e futbollit, e që aktualisht i shkon për shtat Milanit. Si të mos mjaftonin paraqitjet zhgënjyese, të portretizu­ara me dy humbjet në javën e fundit, në ambientet kuqezi është rikthyer edhe fati i keq i lidhur me dëmtimet. Bëhet fjalë për Frenk Kesin dhe Hakan Çalhanoglu­në, të cilët dolën me probleme nga derbi i të dielës së kaluar dhe munguan në sfidën e së enjtes në Ligën e Europës kundër Betisit. Lojtari nga Bregu i Fildishtë pati fillimisht shqetësim në kavilje, ndërsa dje ka ndier dhimbje edhe në pjesën anësore të gjurit. Ndërsa, fantazisti turk u shkel gjatë derbit dhe nuk arrin të veshë as këpucët: ka një hematomë në dy nga gishtat e këmbës. Riaftësimi për sot duket i vështirë. Por, për Gatuzon ka vend edhe për buzëqeshje: thuajse ka përfunduar pritja për Andrea Kontin, i cili pasi ka rikuperuar nga dëmtimi (dhe operacioni)

në gju është gati të rikthehet në fushë. Sipas “MilanNews.it”, mbrojtësi do jetë prezent në Milan-Kievo “Primavera”, e vlefshme për kampionati­n e U-19. Mund të luajë 45’ e para, por gjithçka do varet nga Gatuzo dhe stafi mjekësor.

ANTI-SAMP - Rino, ndërkaq, po

mendon ndryshime në formacioni­n anti-Sampdoria: në avantazh moduli 4-4-2 kundrejt “tradiciona­lit” 4-3-3: në portë Donaruma; në mbrojtje katërshja e konsolidua­r me Kalabrian, Muzakion, Romanjolin e Rodriguezi­n; në mesfushë Bilia do ketë përkrah Bonaventur­ën (në vend të Kesit), Laksaltin

(në të majtë) dhe Suson (në të djathtë; ndërsa për dyshen e sulmit “i paprekshmi” Higuain do ketë si partner Kutronen. Në një moment, pra, ku fati nuk po tregohet i favorshëm, Gatuzo ka për detyrë të ndërrojë menjëherë faqe sepse Milani, në kuotën 12 pikë, nuk mund t’i lejojë më vetes hapa falsë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania