Panorama Sport (Albania)

Partizani- Skënderbeu, treshet “fatale” në skenë

Shehi: “Pa presion, dimë si t’i fitojmë ndeshjet e mëdha”. Ish-trajneri i dy ekipeve, Shpëtim Duro: “Duel taktik, ja kush e vendos”

-

Askush nuk ka gux imin të vërë në dis kutim peshën e Alban Hoxhës në një ndeshje si kjo e sotmja. As të Radasit, të Vangjelit, Telushit, Belicës apo Ditës. Për ta fituar një duel me rivalin direkt ke nevojë patjetër për emra të tillë me peshë në skuadër. Përcjellin qetësi kur paniku rrëmben skenën, kanë aftësi të shkëlqyera, por kanë edhe autoriteti­n e duhur për të bërë gjëra të mëdha. E megjithatë, ata që të bëjnë me zemër, që ngrenë peshë tribunat dhe që shpikin fitoret nga hiçi, janë të tjerë. E kemi fjalën për të dyja skuadrat, që ndryshe nga shumë sezone të fundit, tani kanë një të përbashkët: treshet "fatale" në sulm. Dikush do të na përmendë mbrojtjen "bunker" të të kuqve apo vertikaliz­imet e çmuara të Muzakës, që shpeshherë ndryshojnë fatet e ndeshjeve për secilin ekip. Me shumë të drejtë. Kështu ka ndodhur këtë sezon, por le ta pranojmë se aty në repartin e sulmit, pra, këto skuadra kanë disa lojtarë që të tjerët nuk i kanë. "BAM" Bardhi-Asani-Mala kundër Bregu- Krasniqi- Gripshi. Të rinj, të talentuar, të guximshëm dhe mbi të gjitha fitues. Tani që faza e parë ka mbaruar dhe mësuam se cila është pika më e fortë për çdo skuadër, mund të thuhet pa frikë se dueli i këtyre dy tresheve fantastike, do të jetë një sfidë brenda sfidës. Tre djemtë "e tmerrshëm" të Gegës kanë fituar besim dhe mund t'i bëjnë dëm çdo skuadre. Deri tani nuk ia kanë dalë vetëm me Skënderbeu­n, por ishte java e parë... E megjithatë, Shehi nuk ka asnjë arsye as për t'i pasur frikë dhe as për t'i parë si Superiorë. Bregu, Gripshi dhe Krasniqi janë po kaq të fortë dhe të talentuar. Natyrisht, së fundmi Oto Xhon ka fituar terren mbi Krasniqin, por nuk ia ka zbehur as bukurinë dhe as forcën sulmit të Skënderbeu­t, përkundraz­i. Luan Pinari, një njohës i shkëlqyer i kampionati­t, thotë me të drejtë se nuk ka një treshe kaq efikase sa ajo e Partizanit në Superiore, por nuk gabonte hiç kur pohonte se të vetmit që mund t'i sfidojnë në këtë aspekt janë trioja korçare. Sot janë përballë njëritjetr­it në fushë dhe kanë mundësinë të tregojnë se kush e bën ligjin në Shqipëri...

 ??  ?? 23
9 677 3 20
9 597 0 20
9 774 2
23 9 677 3 20 9 597 0 20 9 774 2
 ??  ?? 23
9 748 3 20
9 214 3 21
9 685 2
23 9 748 3 20 9 214 3 21 9 685 2
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania