Panorama Sport (Albania)

Hamilton me pesë yje

Vershtapen i pari, në podium errari me etel dhe aikonen

- Përgatiti: ARTIN LLESHAJ

Ljuis Hamilton shpal let kampion bote për të pestën herë në karrierë në Formula 1. Piloti i Mercedes ka barazuar kështu rekordin e Huan Manuel Fangios pas një gare mjaft të komplikuar, ku vendi i katërt i rezultoi i mjaftueshë­m për t'i dhënë triumfin, duke parë shkëputjen e madhe në klasifikim mes tij dhe gjermanit Sebastian Fetel. Çmimin e Madh të Meksikës e fitoi Maks Vershtapen i Red Bull, i cili la pas dy makina Ferrari të Fetel dhe Raikonen, ndërkohë që Daniel Riçardo regjistroi tërheqjen e tij të radhës nga gara. Për Ljuis Hamilton, titulli ishte thjesht një formalitet dhe britaniku nuk fal duke festuar edhe këtë sezon si në vitin 2017, përpara publikut meksikan, edhe pse gara ishte vërtet e vështirë. Nuk ishte një garë e mirë për pilotin anglez të Mercedes megjithëse arriti të parakalont­e Riçardon pas një starti të keq të pilotit të Red Bull. Hamilton shfaqi probleme me gomat dhe është detyruar të futet në bokse që në xhiron e 12-të, duke qenë piloti i parë i garës që e bën këtë gjë. Kundërshta­rët e tjerë, përfshi Ferrarin, futen pak më vonë. Të gjithë pilotët kanë qenë të pakënaqur me gomat gjatë kësaj gare dhe vetë Hamilton është dëgjuar disa herë të thotë se po vuante në radio. Fitorja duke qëndruar

larg podiumit e ka mërzitur disi, por ajo që ka rëndësi mbetet titulli dhe ai e realizoi objektivin që i kishte vënë vetes në Meksikë. 5 tituj po aq sa legjenda Fangio dhe një më shumë se Fetel dhe Prost, një karrierë e jashtëzako­nshme e Ljuis Hamilton, i cili tashmë

numëron vetëm dy tituj më pak se Mikael Shumaker. Për Sebastian Fetel ishte një e diel pozitive që e rikthen atë në podium pas dy garash vërtet për t'u harruar dhe që e mban të hapur luftën e konstrukto­rëve me Ferrarin që ndodhet 55 pikë poshtë Mercedes,

ndërkohë që kanë mbetur edhe dy gara për t'u zhvilluar. Gara e ardhshme, e cila do të vlejë më tepër për klasifikim­in e skuderive, do të zhvillohet më 11 nëntor, ndërsa sezoni do të mbyllet më 25 nëntor me Çmimin e Madh të Abu Dabit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania