Panorama Sport (Albania)

Ze Maria: Mema thotë broçkulla për Tiranën

Braziliani replikon me pasardhësi­n për gjendjen e skuadrës

- OLSI AVDIAJ

Ardian Mema nuk i ka fshehur asn jëherë problemet te Tirana dhe as nuk e ka kursyer paraardhës­in e tij për punën që është bërë. Mjafton të shihje deklaratën e trajnerit të Tiranës para ndeshjes me Kamzën, për të kuptuar qartë se ishte i shqetësuar jo vetëm me gjendjen psikologji­ke të futbollist­ëve bardheblu, por sipas Memës ata ishin të papërgatit­ur si duhet edhe fizikisht. “Kur erdha, gjendja fizike ishte problem. Pas dy seancave stërvitore mendova që ta fus pak në ngarkesë ekipin, sepse nuk m’u duk mirë. Ishin 2-3 ditë me ritëm të lartë, por e them se te skuadra pashë dhe gjeta probleme fizike. Edhe ky është një fakt për ta parë me kujdes dhe për të punuar në vazhdimësi në këtë pjesë”, pati deklaruar Mema më 26 tetor. Natyrisht, ai nuk përmendi emrin e Ze Marias për punë të dobët, por e la të kuptohej një gjë të tillë. Por, as braziliani nuk është dakord me konstatimi­n e Memës. Madje, është shumë i ashpër me pasardhësi­n e tij në stolin bardheblu, duke vënë në diskutim nëse është apo jo në gjendje të bëjë punën e trajnerit.

Reagimi i Ze Marias Nuk e pranon kurrsesi që skuadra nuk ka qenë e përgatitur si duhet në aspektin fizik, madje deklarata si ajo e Memës i quan broçkulla. “Njerëzit kur nuk dinë ç’të thonë, flasin broçkulla”, thotë Ze Maria ekskluzivi­sht për “Panorama Sport”. Ish- trajneri i Tiranës më pas është akoma edhe më i ashpër me Memën, duke thënë se për sa kohë qëndroi në Shqipëri, nuk e dëgjoi emrin e tij kurrë si trajner i ndonjë skuadre. “Mema? Nuk e di fare kush është ky. Nuk e kam dëgjuar asnjëherë që të përmendet në botën e futbollit...”, thotë Ze

Maria. Po nuk mbaron me kaq, pasi braziliani vë në diskutim edhe aftësitë e Memës nëse është për këtë punë dhe nëse di apo jo ta bëjë si duhet detyrën që i kanë dhënë. “Ai duhet të mendojë që të bëjë punën e tij... Nëse di vërtet ta bëjë punën”, ka deklaruar Ze Maria.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania