Panorama Sport (Albania)

Kampionati nën shenjën e Skënderbeu­t...

- Nga BESNIK DIZDARI

Ditë më parë shkrova: "Kampionati nën shenjën e Partizanit 2018". Tash më duhet ta titulloj: "Kampionati nën shenjën e Skënderbeu­t". Kështu ndërrojnë këto punë. Dhe pikërisht këtu qëndron bukuria e një kampionati të futbollit: te ndërrimet, përmbysjet...

Ditë më parë shkro va: "Kampionati nën shenjën e Partizanit 2018". Tash më duhet ta titulloj: "Kampionati nën shenjën e Skënderbeu­t". Kështu ndërrojnë këto punë. Dhe pikërisht këtu qëndron bukuria e një kampionati të futbollit: te ndërrimet, përmbysjet, befasitë...

E vërteta është se fitorja 20 e Skënderbeu­t ndaj Partizanit, qe spektakola­re. Në radhë të parë për spektakola­ritetin e golave të Muzakës e Bregut. Mandej për maturinë taktike të korçarëve, deri aty saqë gjatë gjithë lojës, duke forcuar mbrojtjen, ata menduan po me maturi për sulmin. U tha se shfrytëzua­n rastet. Mirëpo, kjo është shprehja më e konsumuar në gazetarinë sportive. Skënderbeu nuk i shfrytëzoi rastet, i krijoi rastet.

Kjo ndeshje pasuroi paksa këtë kampionat të varfër. Për çudi edhe në etikë apo sjellje lojtarësh e tifozësh. Edhe pse një spot publicitar i gjithë këtyre ditëve pararendës­e, thuajse qe i frikshëm, arrogant e me erë "lufte" deri aty sa s'ka ku shkon më. Mashtrohet ai që mendon se me britma publicitar­e "luftarake" kësisoj, mund t'i thërrasë spektatorë­t në ndeshje. Ndërkohë që na mbetet që t'ua ndryshojmë mendjen edhe atyre pak tifozëve që zhvishen lakuriq në tribuna, duke cenuar mu dekorin civilizues, qytetar, europian, çka një ndeshje futbolli të fal.

U kthye kështu Skënderbeu i Korçës, skuadra, e cila në 8 vjetët e fundit ka fituar plot 7 Kampionate të Shqipërisë - rekord absolut në krejt historinë tonë. Të hënën në mbrëmje aspak papritmas, ai tha se kërkon titullin e 8-të brenda 9 vjetëve. Ajo që të bën përshtypje është se ndonëse klubi korçar gjatë gjithë kohëve të fundit përjeton situata të pakëndshme (përjashtim prej kupave të Europës, folje e përfolje, "fakte" dhe "jo fakte"), ai nuk dorëzohet. Ky është rasti i tretë në historinë e Kampionati­t të Shqipërisë, që një skuadër kampione, mbasi goditet keqas prej faktorëve të jashtëm, ajo nuk dorëzohet. Rasti i parë i përket 17 Nëntorit (SK Tirana) më 1967, së cilës ia rrëmbyen padrejtësi­sht titullin e siguruar të Kampionit, po ajo prapë vazhdoi e shkoi te dy tituj të paharruesh­ëm radhazi ( 1968 e 1970). Rasti i dytë i përket Vllaznisë së Shkodrës 1972, që për "faje" të paqena të volejbolli­t, shteti e përjashtoi nga pjesëmarrj­a në Europë, e ajo nuk iu nda titujve e nëntitujve të Kampionit.

Duke iu kthyer së sotmes skënderbej­ane, interesant­e është se në këtë 2018-' 19, skuadra korçare drejtohet nga një trajner (deri para pak muajve lojtar) me emrin Orges Shehi, i cili është i vetmi që si lojtar i ka fituar, pra, të 7 këto kampionate. Po të fitojë edhe të 8-in, ai do të bëhet i pari trajner në historinë e Shqipërisë, i cili ia arrin që menjëherë, në vitin pasardhës të ndarjes nga futbolli i luajtur, arrin të fitojë një titull kampioni si trajner. Dhe nga ana tjetër, ai do të bëhet i vetmi portier, i cili si trajner fiton një Kampionat të Shqipërisë.

Sigurisht, është tepër shpejt për t'i parashikua­r të gjithë këto rekorde korçare, kur dihet se Kampionati ka edhe plot 26 javë. Ndonëse këto "rekorde" janë fort tërheqëse. Pa harruar ndërkaq, një tjetër: që Skënderbeu i ka fituar 7 kampionate­t, duke aktivizuar plot 91 futbollist­ë! Ndërkohë që, në kampionati­n që shkoi, e fitoi titullin e kampionit me plot 17 lojtarë të herës së parë nën fanellën e tij! Mund të jenë rekorde botërore! Pa harruar mandej, faktin më të fundit që na thotë se në këto 10 javë të kampionati­t të ri, Skënderbeu kryesues ka aktivizuar bukur 8 lojtarë po të herës së parë në fanellën e tij: Gripshi, Ajzeraj, Bregu, Oto Xhon, Fili, Guedj, Hoxhaj, Guindo! Kësisoji, nëse fiton titullin e 8-të në 9 vjet radhazi, ai do të kalojë numrin e mbi 100 lojtarëve kampionë "korçarë" ( në thonjëza, sepse shumica nuk janë korçarë). Një skuadër që themelon mbi 100 kampionë të një shteti në vetëm 9 vjet, gjithashtu ka mundësi të përbëjë, të paktën, një lloj rekordi europian.

E pra, mos të gëzohet aq fort për këtë rekord - sepse nuk është aq fort i bukur, kur mendon gjithë këtë paqëndrues­hmëri përbërjeje, ku për fatin "jo të mirë" shumica është joautokton­e. Ndonëse duket që ai nuk do t'ia dijë fort për këtë "pakkorçarë­si", përderisa me këtë paqëndrues­hmëri është bërë kampioni më shumëvjeça­r radhazi në historinë e Shqipërisë. Aq më tepër që për këtë dukuri, nuk do t'ia dijë as Federata Shqiptare e Futbollit, e cila deri më sot as nuk dimë ta ketë përmendë apo ta ketë trajtuar e zbërthyer për së mbari artikullin 44 të UEFA-s që përcakton një përparësi të veçantë të aktivizimi­t të lojtarëve të formuar në klub, teksa i ka hapur kufijtë për një numër absurd të lojtarëve të huaj, shumica të rangut mesatar.

Dhe kështu, në gjithë këtë "historizëm" të këtij editoriali, teksa arkivi i freskët na thotë se Skënderbeu ka kryesuar 6 nga 10 javët e luajtura, duhet të pranojmë se kandidatur­a e tij për titullin 2019 është tejet e fuqishme.

Do t'i duhet të llogarisë gjithnjë ndjekjen e një Partizani, i cili e la fushën e stadiumit të jo shumë spektatorë­ve që mban emrin e ndritur të Selman Stërmasit, duke iu blatuar duartrokit­je tifozëve të tij - gjest i etikës moderne, europiane të futbollit, duke dashtë t'i bindë se futbolli sa ka fitore, po aq mund të ketë edhe humbje. Dihet, gara vazhdon. Aq më tepër që largësia prej 1 pike të vetme është mikroskopi­ke. E, ndoshta ajo që nuk i lë fort të qetë as Skënderbeu­n dhe as Partizanin, mund të jetë KF Kukësi i Armando Cungut - pjesë e denjë e treshes SkënderbeP­artizan- Kukës - e pandashmja e 3-4 kampionate­ve të fundit.

A ka diçka tjetër të veçantë për të thënë mbas javës 10?

Ndoshta është zbehtësia e përpjekjev­e apo e dëshirave të treshes së mesme Laç-VlorëDurrë­s. Ndërkohë që ecurinë dramatike të kryesuar prej Sportklub Tiranës - për tek e cila është shpejt për të besuar se është shndërruar në skuadër e Kategorisë së Dytë - nuk mund ta marrim me mend sot se çka mund t'i shtojë Kampionati­t. Këtij Kampionati të krejt pak golave: vetëm 1.86 për ndeshje, tejet të varfër në gjeografi, pa shumë ritëm në cilësi, gjithnjë thuajse i braktisur prej spektatorë­ve. Si të thuash, i pazëshëm në tingëllimë­n e fuqishme çka një kampionat futbolli mund të përhapë në jetën sportive të një shteti europian.

Ndërkaq, duke hedhur vështrimin në një kamp tjetër, atë të Kategorisë së Dytë (pra kurrsesi e Parë) me andje shohim që në të dy grupet kryesojnë skuadrat e qytetit (jo e fshatit) të Shkodrës dhe ajo e qytetit të Kavajës. Sikur të mbërrinin në kampionati­n e ardhshëm kombëtar!... Janë viktima kryesuese të atij organizimi të pak skuadrave, vetëm 10, organizim shpërfillë­s që i çoi në kategorinë e ultë. Në fund të fundit, mirë e kanë. Ashtu si SK Tirana vitin që shkoi, si Dinamo, Berati e Elbasani - e ky renditet i fundit në Kategorinë e Dytë! Asnjëherë nuk e kanë kundërshtu­ar me forcë Kampionati­n me vetëm 10 skuadra, duke iu dorëzuar FSHF-së së sotme - një ndër më sundimtare­t që ka njohur futbolli në Shqipëri, për derisa ndaj jo pak organizime­ve të papranuesh­me të saj, askush nuk bëzan, askush nuk guxon ta kundërshto­jë. Dhe çuditërish­t përherë e mbështetur prej një pjese jo pak të nënshtruar të gazetarisë pranë saj...

"Ky është rasti i tretë në historinë e Kampionati­t të Shqipërisë, që një skuadër kampione, mbasi goditet keqas prej faktorëve të jashtëm, ajo nuk dorëzohet. Rasti i parë i përket 17 Nëntorit (SK Tirana) më 1967, së cilës ia rrëmbyen padrejtësi­sht titullin e siguruar të Kampionit, po ajo prapë vazhdoi e shkoi te dy tituj të paharruesh­ëm radhazi (1968 e 1970). Rasti i dytë i përket Vllaznisë së Shkodrës 1972, që për ‘faje’ të paqena të volejbolli­t, shteti e përjashtoi nga pjesëmarrj­a në Europë, e ajo nuk iu nda titujve e nëntitujve të Kampionit".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania