Panorama Sport (Albania)

Idrizi: Gjika ka filluar të vajoset, harruan që nuk kishin... banjë

“Kukësin e mundim në transfertë, i marrim edhe Kalenë”

- ERMAL SIKA

Sinan Idrizi nuk e dis kuton fitoren në ndeshjen me Kukësin. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, administra­tori Idrizi tha se në ndeshjen e radhës do të merren tri pikët. Sipas tij, pas disfatave me Kukësin tani është radha e fitoreve. Administra­tori tha se Flamurtari këtë sezon do t’i fitojë të gjitha sfidat me verilindor­ët. “Jam i sigurt se do të jetë një trepikësh në transfertë i Flamurtari­t. Jam më shumë se i sigurt për këtë. Nga gjendja që ka ekipi dhe nga kjo që po shikojmë në fushë, jam shumë i kënaqur dhe kjo është e sigurt. E thashë që herën e parë që u kthye rrota tashmë në anën tonë. Pas një kohë të vuajtur me Kukësin, tani do të vijë fitorja e radhës. Këtë vit të gjitha sfidat me Kukësin janë të fituara”, tha fillimisht Idrizi.

KALE

Sinan Idrizi foli edhe për çështjen “Kale”. Kreu i klubit të Flamurtari­t theksoi se edhe “sfidën” për Kalenë do ta fitojë Flamurtari. “Do të fitojmë edhe sfidën për Kalenë me Kukësin. Çështja është në gjyq tani dhe ne do ta fitojmë. Kemi marrë një lojtar të lirë dhe unë nuk futem për të marrë lojtarë në klube të tjerë nëse ata janë në kontratë. Ai është lojtari ynë”, tha Idrizi.

Për “VAJIN”...

Numri një i klubit reagon edhe për komentet në “Facebook” të ish-presidenti­t të Flamurtari­t, Shpëtim Gjika, dhe ish-fizioterap­istit Ervin Kapaj. “Nuk e dija që Shpëtimi ka filluar të vajoset. Unë nuk kam komente për të bërë për të vajosurit, as për ata të tjerët. Këta janë edhe ironikë. Kanë bërë shumë gjëra në jetë, kanë çfarë të tregojnë që kanë bërë në jetën e tyre, kanë edhe ironi. Flasin për një stadium 20 mijë vendesh. Dua që t’ju rikujtoj se ditën që kanë ardhur në Vlorë, këta nuk kishin banjë për t’u larë. Pra, para se të ndërtojnë komentet sesi dhe çfarë do të bëhet në Vlorë, të shikojnë problemet e tyre. Unë e përsëris që është kryetari legjendar i Bashkisë së

Vlorës, president i klubit Flamurtari, njeri me vlera të larta, i padepreson­alizuar, mund të komentojë çfarë të dojë. Zevzekët e ‘Facebook’ janë të shumtë. Më vjen keq që po vajoset edhe ky. Nëse është nga të vajosurit, do të vajoset. Nuk e dija që ishkryetar­i i bashkisë e ka merak vajosjen, por këto janë probleme të tijat, kurse për një koment të kohëve të kaluara, më tha dikush që ka aluduar për disa histori hot, do të shpresoj t’ia kthej në natyrë përgjigjen”, përfundon Idrizi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania