Panorama Sport (Albania)

Llullaku dopietë, shënojnë edhe Bakaj me Latifin

Sulmuesi pranë akordit në Rumani, Vajushi drejt CFR Kluzh-it

- OLSI TUJANI

Kombëtarja është në kërkim të golit, ndërkohë që në çdo ditë që kuqezinjtë zbresin në fushë, ka një sh qiptar që e gjen rrugën e rrjetës. Madje, dje, për trajnerin Panuçi ka pasur sinjale të gjithanshm­e. Gola me penallti, dopieta, festë me shqiponjë, kualifikim­e në turet e kupës apo edhe ngjitje në vendin e dytë në kampionat. Rumani, Bjellorusi apo Hungari? Kë të zgjedhësh më parë.

BJELLORUSI- Elis Bakaj ka shënuar golin e fitores që ngjit Shahtjor Soligorsk në vendin e dytë. Fantazisti vazhdon gjithmonë e më tepër të konfirmohe­t si një nga lojtarët më të rëndësishë­m të ekipit të tij në Bjellorusi. Sulmuesi kuqezi ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen që skuadra e tij luajti dje në shtëpi përballë Vitebek. Futbollist­i kuqezi shënoi golin e fitores në këtë takim, duke dyfishuar shifrat për Soligorsk në minutën e 40-të. Ribvak ishte ai që zhbllokoi shifrat 3 minuta më parë, ndërkohë që goli i Bakajt mori edhe më tepër vlerë, kur miqtë ngushtuan shifrat në minutën e 89-të. Ky ishte goli i shtatë në kampionat për Bakajn, ndërkohë që Soligorsk u ngjit në vend të dytë.

DOPIETA - Nuk ka marrë ftesë së fundmi nga Kombëtarja, por Azdren Llullaku vijon të jetë i rëndësishë­m për Astran në Rumani. Ekipi i shqiptarit është kualifikua­r në kupë, teksa dy prej katër golave janë festuar me shqiponjën kuqezi. Pas 8 minutave lojë, Astra ishte në disavantaz­h 3-0 dhe në të 14-ën, kur dukej e pamundur të përmbysej, në minutën e 14-të ishte Llullaku që shënoi me një penallti. Më pas, 10 minuta më vonë, autogoli i Kordos e çoi në 3-2. Bomberi kuqezi nuk u ndal me kaq dhe në të 76-ën, shqiptari plotësoi dopietën personale, duke barazuar gjithçka në 3-3 dhe ndeshja shkoi në kohën shtesë. Sigurisht, festë me shqiponjë. Më tej, një autogol ka kualifikua­r Astrën.

HUNGARI - Teksa u luajt raundi i 1/32-ave në Kupë, Pushkash Akademi fitoi në transfertë me shifrat 0-2 ndaj Dunaujavro­sh, ekip i Kategorisë së Tretë, duke u kualifikua­r kështu për në raundin tjetër. Në këtë takim, Liridon Latifi dha sinjalin e parë që në të pestën minutë, duke shënuar. Mesfushori kuqezi, pasi u shërbye saktë nga një prej shokëve të skuadrës nuk gaboi i vetëm me portierin. Ish-futbollist­i i Skënderbeu­t kishte edhe një shans tjetër të mirë për të shënuar në pjesën e parë, por goditja e tij përfundoi mbi traun e portës. Latifi nuk shënonte që prej 25 gushtit.

MERKATO - Mungesa e minutave tek Atalanta ka bërë që Berat Gjimshiti të meditojë largimin. Për mbrojtësin e Kombëtares në Itali raportojnë për interes të Frozinones. Ndërkohë, nga Zvicra bëhet me dije për një tratativë të avancuar mes skuadrës së Dinamos së Bukureshti­t me mbrojtësin Naser Aliji. Gjithashtu, Armando Vajushi shihet pranë kalimit të CFR Kluj në Rumani.

KOSOVË

 ??  ??
 ??  ?? Azdren Llullaku feston një nga golat me Astran
Azdren Llullaku feston një nga golat me Astran

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania