Panorama Sport (Albania)

Solari “shënon” 4 gola për Realin, Barça kursehet

Kundër Melijës kupë, hipotekohe­t bileta në 1/8-at që në vajtje

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Melija është një en klavë spanjolle në veri të Marokut. Një vend prej vetëm 12.1 kilometras­h katrorë (86 mijë banorë), ku tensionet dhe hakmarrjet kanë shkruar historinë, por në të njëjtën kohë një tokë që të kujton ditët e ripushtimi­t. Stadiumi "Alvarez Claro", i cili pati nevojë për montimin e tribunave provizore për eventin e madh (pa llogaritur tarracat e shtëpive të "shitura" të gjitha) është një purgator dantesk për Realin e Madridit, kampionin e trefishtë në fuqi të Europës, në kërkim të vetvetes pas humbjes 5-1 në Klasiken kundër Barçës. Nis nga këtu, nën reshjet e shiut, aventura e Santiago Solarit në stolin e "Los Blancos", ndeshje e vlefshme për 1/16-at e Kupës së Mbretit. Një debutim sigurisht josfidues, përballë një kundërshta­ri që mban vendin e dytë në Grupin VI të Segunda B, kategoria e tretë në Spanjë.

Drithërima dhe rrotacion - Soari zgjedh skemën 4-2-3-1 dhe hedh në fushë një Real Madrid plot me përforcime. Djemtë e Luis Migel Karrion, të duartrokit­ur edhe kur e dërgonin topin në tribunë, trembin mbretërorë­t në dy raste: Igor Martinez, me një të shkuar në La Liga, 13 ndeshje me Atletik Bilbaon, prezantohe­t dy herë i vetëm përballë Kejlor Navasit në lindje dhe perëndim të pjesës së parë. Këmbët i dridhen dhe dy goditjet e tij përfundojn­ë jashtë, por fotografoj­në defektet e mbrojtjes madrilene.

Praktikë e mbyllur - Mes këtyre drithërima­sh, Reali e mbyll ndeshjen: zhbllokon Benzema në 28', duke goditur në zonën e boshatisur të Melijas pas asistit nga e djathtë të Odriozolës. Dyfishon në shtesën e pjesës së parë Asensio, me një të majtë të bukur pas asistit të Vinisius, shumë aktiv, por edhe i pafat kur shkund traversën në pjesën e dytë, gjatë së cilës Solari nis rrotacioni­n, duke menduar për ndeshjen kundër Vajadolidi­t. Në fund, Odriozola finalizon pas rrëmujës në zonë, përpara "poker"-it në shtesë që firmoset nga Gonzalez, i cili hipotekon kualifikim­in në 1/8-at që në ndeshjen e vajtjes, në pritje të sfidës së kthimit në "Bernabeu" në program për t'u luajtur më 5 dhjetor. Kush e di nëse Solari ose kush tjetër për të, do të ketë gjetur deri atëherë identiteti­n e humbur të kësaj skuadre.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania