Panorama Sport (Albania)

Tension te Kukësi, Cungu ndëshkon ArbërÇyrbj­en

Precedenti me Valon Ethemin dhe Shkodrën, pritet reflektim për vijimësinë

- SKERDILAID SULOZEQI

Arbër Çyrbja ish te nga elementët më cilësorë sezonin e kaluar te Teuta, ku mbajti edhe shiritin e kapitenit, ndërsa në merkaton e verës kaloi te Kukësi, por mes palëve tashmë duket se ka krisje të thellë. Drejtuesit e kanë ndëshkuar lojtarin, duke e dërguar të stërvitet me ekipin e dytë. Për këtë, shkak është bërë thyerja e disiplinës nga vetë futbollist­i. Megjithatë, ky është vetëm preteksti, pasi arsyeja e vërtetë është ndryshe. Prapaskena

Gazeta mëson nga burime të sigurta në klub se presidenti Gjici, por dhe gjithë hierarkia e drejtuesve, kanë qenë të pakënaqur nga forma dhe performanc­at e lojtarit. Mesfushori nuk ka arritur të bëjë më të mirën në krahun e djathtë, duke mos dalë dot në lojën e tij, e pikërisht për këto arsye ai nuk ka qenë dhe titullar i padiskutue­shëm. 25vjeçari ka luajtur vetëm për 398 minuta nga minimalish­t 900 të mundshmet. Për lojtarin ka pasur dhe më parë pakënaqësi nga drejtuesit, të cilat kanë qenë pararojë e kritikave dhe të këtij vendimi. Me performanc­ën e durrsakut në takimin ndaj Laçit, durimi

ka sosur për presidenti­n Gjici dhe urdhri ka qenë i prerë: Masa ndaj gjithkujt që nuk jep maksimumin. Arbër Çyrbja Mesfushori e ka pranuar këtë vendim të drejtuesve dhe duhet një vendim i dytë për t’u rikthyer sërish nën urdhrat e Armando Cungut. Arsyet që Çyrbja nuk po del në lojën e tij nuk janë për faktin se ai nuk jep maksimumin, pasi çdoherë e bën atë, por ndoshta sipas shokëve të tij dhe drejtuesve, presioni dhe objektivat mes Teutës dhe Kukësit janë të ndryshme. Kjo për faktin e thjeshtë se verilindor­ët çdo vit tentojnë titullin kampion. Kukësi shpenzoi një shumë të majme për të marrë kartonin e Çyrbjes nga durrsakët, plot 70 mijë euro, ndërkohë që këtë sezon, ai e ka nisur 6 herë si titullar me ekipin e Cungut, ndërsa 4 takime i ka nisur nga stoli, duke mos shënuar asnjë gol. Precedenti

Në startin e kampionati­t, në fund të muajit gusht, drejtuesit e Kukësit pezulluan dhe dënuan duke dërguar në ekipin B mesfushorë­t Donjet Shkodra e Valon Ethemi. Pikërisht para ndeshjes me Flamurtari­n, klubi dënoi dy mesfushorë­t për shkaqe të ndryshme nga njëri- tjetri, paçka se në atë kohë sipas klubit arsyeja ishte e njëjtë, “për performanc­ë të dobët”. Në fakt, Shkodra u dënua për shkak se nuk pranoi përgjysmim­in e rrogës ose largimin, ndërsa Ethemi për çështjen e rrogës së ulët, pasi kërkoi rritje të saj, por dhe për një kapriço, duke qenë se shfaqi nervozizëm me teknikun Cungu në stërvitje, e trajneri i tregoi menjëherë “derën”. Mbas dy javësh stërvitje personale dhe në ekipin B, të dy lojtarët u rikthyen në ekipin e parë. Donjet Shkodra ka performuar dhe sakrifikua­r shumë për ekipin nga ajo kohë, por ai dyjavësh dënim ndikoi shumë mirë për Valon Ethemin, i cili performoi shumë mirë, duke i zënë vendin pikërisht Çyrbjes. Pra, lojtarët që kalojnë në ekipin B, e kanë një stazh punë të mirë mental dhe sportiv. E njëjta gjë po ndodh dhe me Çyrbjen, me idenë që ai të rikthehet futbollist­i që ka qenë dhe të japë atë që drejtuesit presin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania