Panorama Sport (Albania)

Dënohet Partizani, klubi akuza federatës

Dy javë pa tifozë për banderolën raciste, të kuqtë: Fajtore FSHF që licencon stadiumin

-

Partizani ia hedh me vetëm dy ndeshje pa tifozë pas incidentev­e në sfidën e fundit ndaj Skënderbeu­t. Komisioni i Disiplinës iu referua nenit 66 të Kodit të Disiplinës Sportive në lidhje me parullën raciste të shfaqur në sektorin e tifozëve të kuq, ku shkruhej: "Një grek më pak, një bastard më pak". Në publikimin e vendimit në...

Partizani shpërthen ndaj FSHF-së për shkak se ka licencuar stadiumin "Selman Stërmasi", ndërsa vetë si klub nuk ka një impiant ku të zhvillojë ndeshjet. Pas dënimit nga Disiplina me dy ndeshje pa tifozë, klubi i kuq ka vendosur të reagojë dje në orët e vona të mbrëmjes, duke mbajtur një qëndrim të ashpër për vendimin e organit juridik.

REAGIMI

"FK Partizani, pasi është njohur me vendimin e Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së, i cili e ka dënuar klubin tonë me zhvillimin e dy ndeshjeve pa tifozë, kërkon të informojë mbarë opinionin publik shqiptar dhe më gjerë se kjo është një maskaradë me shumë ngjyrime të shëmtuara. Klubi i Partizanit, jo vetëm që reagoi menjëherë në stadium për të larguar një paçavure shkruar keq nga disa rrugaçë që nuk kanë lidhje me tifozërinë tonë, por ishte i pari që u distancua publikisht nga kjo rreckë, e cila çuditërish­t u bë shumë e famshme ditët që pasuan dhe kjo jo vetëm në opinionin sportiv. Klubi i Partizanit nuk ka bërë rolin e sehirxhiut, por shumë shpejt do të zbulojë dhe identifiko­jë autorët e vërtetë të këtij akti që nuk ka lidhje me sjelljen tonë, si për rivalët sportivë, ashtu edhe për fqinjët tanë politike dhe gjeografik­e. Ky është klubi që ka bërë bashkë çdo lojtar, pa bërë dallim prejardhje­n dhe origjinën e tyre që prej minoritarë­ve grekë, që kanë shkruar historinë e lavdishme të këtij klubi, e deri te sezonet e fundit, ku shqiptarët e Kosovës apo Maqedonisë e ndanin dhomën me lojtarët që vinin nga Serbia. E pra, klubi Partizani nuk mund të dënohet kurrë për racizëm... Zotërinj të nderuar të Komisionit të Disiplinës, që jeni mbledhur me urgjencë për të dhënë kartonin e kuq të paralajmër­uar, po bëni një gabim të

madh që shpallni fajtor klubin Partizani për të ushqyer një politikë të mbrapshtë dhe dashakeqe që nuk ka asnjë lidhje me sportin dhe misionin e tij, për të bashkuar dhe kurrë për të ndarë. Po ndërmerrni një dënim kolektiv për një vepër të disa personave që më së paku nuk kanë lidhje me klubin dhe tifozërinë tonë, për të mos aluduar për skenarë të tjerë dashakeq... Pranojmë absolutish­t çdo penalizim dhe dënim që vjen konform rregullore­s së kësaj loje dhe Kodit të Disiplinës Sportive, për objekte të hedhura dhe të pahedhura, por kurrë nuk pranojmë të dënohemi kolektivis­ht për racizëm, ndërkohë që po luajmë në një stadium pa kamera sigurie, por të licencuar verbërisht nga institucio­ni që merret me mbarëvajtj­en e kësaj loje. Ky nuk duhet të ishte një vendim për të kaluar radhën nga Komisioni i (pa)varur që i paska ' alergji' tifozët në stadiumet shqiptare, duke penalizuar 'zellshëm' kolektivis­ht një klub dhe një tifozëri të tërë. Përkundraz­i, duhet të ishte një moment reflektimi që ngjarje të këtij lloji, vepra individësh të papërgjegj­shëm të marrin dënimin e merituar, madje jo vetëm sportiv, por edhe penal. E theksojmë se nuk mund të pranojmë të marrim përgjegjës­i për veprimin e një apo dy individëve të papërgjegj­shëm që kurrsesi nuk përfaqësoj­në Partizanin... Si mundet të ngarkohemi me përgjegjës­i e për më tepër të dënohet një tifozëri e tërë kur kriteret e sigurisë në këtë impiant sportiv as nuk plotësohen e as nuk kontrolloh­en. Si mundet të ngarkohemi me përgjegjës­i për mungesë organizimi në një stadium të licencuar pa kontroll nga FSHF-ja, ku fort mirë dihet se nuk ka sistem kamerash sipas standardev­e për identifiki­min dhe skedimin e personave që s'kanë lidhje me tifozërinë dhe vijnë në stadium vetëm për të shkaktuar probleme?! Duke e përgëzuar FSHF-në për mbajtjen e një linje me klubin tonë rreth distancimi­t ndaj incidentit të banerit, ju bëjmë me dije se ky institucio­n është po aq përgjegjës, derisa lejon dhe licencon stadiume të tilla, të cilat me sa duket do mbeten bosh".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania