Panorama Sport (Albania)

Ndryshon formacioni, Hasani para mbrojtjes

Shkodrani me pozicion tjetër, nga sulmi kalon para mbrojtjes

- OLSI AVDIAJ

Çdo ditë një forma cion i ri. Çdo ndeshje një pozicion të ri për Edon Hasanin në erën “Mema”. Nëse në takimin e parë me Flamurtari­n shkodrani luajti si sulmues, në Kamzë trajneri e vuri pas sulmuesit. Në Shijak, Edon Hasani do të luajë para mbrojtjes, ose të paktën ky është pozicioni që provoi dje trajneri Ardian Mema. Në fakt, mesfushori po kthehet në një xhol për Memën. Gjithçka në fakt është “ngatërruar” nga kthimi i Albi Dokës në ekip. Mbrojtësi mori vendin e tij në krahun e djathtë, ndërsa Memës i është dashur që të ndryshojë skemën që do të përdorë në sfidën me Teutën. Asion Daja nga mbrojtës i krahut të djathtë është kthyer si sulmues i dytë apo i treshes që do të qëndrojë pas sulmuesit kryesor. Dilema e madhe e Memës ishte Maveje apo Hasani në mesfushë dhe sigurisht ai që fiton është shkodrani, i cili pas shumë kohësh kthehet në pozicionin e tij fillestar si mesfushor para mbrojtjes. Me skemën 4-2-3-1, Mema kërkon sërish të habisë kundërshta­rët, pikërisht në një takim ku Tirana shpreson të fitojë ndeshjen e parë në Superiore.

FORMACIONI – Duke shpresuar që nuk ka firo rrugës, Mema ndaj Teutës pritet të luajë me Likën në portë. Në mbrojtje aktivizohe­t Doka, Atinga, Hoxhallari dhe Imami. Para prapavijës do të luajë dyshja Karabeci-Hasani, ndërsa para tyre Asion Daja që do të bëjë edhe rolin e sulmuesit të dytë. Nga krahët do të aktivizohe­n të zakonshmit Kobina dhe Greca. Në qendër të sulmit do të jetë Junus Sentamu që takimin e fundit me Kamzën shënoi edhe gol.

BLAZHEVSKI – Stërvitja e djeshme ka qenë e veçantë për Tiranën. Së pari, sepse Mema është marrë gjatë me sulmuesit. Përgjatë 90 minutave përgatitje, trajneri ka këshilluar çdo sulmues sesi do të lëvizin në fushën e lojës. Nga të dëmtuarit, ai që ia ka dalë është Albi Doka. Gjithsesi, ai që nuk donte të dilte nga fusha ishte Dejan Blazhevski. Maqedonasi pasi u stërvit me ekipin e parë për 60 minuta kërkonte të luante me grupin në ndeshjen stërvitore, por u largua pa dëshirë nga fusha. Stafi mjekësor e tërhoqi lojtarin, duke i bërë të qartë se nuk mund të rrezikojë të dëmtohet sërish dhe të mungojë shumë javë të tjera, duke mos u aktivizuar me Tiranën.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania