Panorama Sport (Albania)

Banderola raciste, FSHF dënon Partizanin

Mungojnë tifozët me Kamzën, ndaj Laçit në dorë të... klubit

- JORGIS MEMO

Partizani ia hedh me vetëm dy ndeshje pa tifozë pas incidentev­e në sfidën e fundit ndaj Skënderbeu­t. Komisioni i Disiplinës iu referua nenit 66 të Kodit të Disiplinës Sportive në lidhje me parullën raciste të shfaqur në sektorin e tifozëve të kuq, ku shkruhej: "Një grek më pak, një bastard më pak". Në publikimin e vendimit në faqen zyrtare të FSHF-së, ndër të tjera shkruhej: "Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, duke hedhur sende të forta brenda rrethimit të fushës së lojës dhe për paraqitje të parullave fyese dhe raciste, në bazë të nenit 66/ 3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 ndeshjeve pa spektatorë në fushën përkatëse". Ndërkohë, në bazë të kalendarit për javën e 11të, Partizani pret Kamzën dhe ky takim do të luhet pa spektatorë të shtunën në orën 17:00 në stadiumin "Selman Stërmasi". Të kuqtë e shlyejnë dënimin në javën e 13-të, kur presin Laçin. Mirëpo, klubit i lind e drejta që pas shlyerjes së një ndeshjeje të konvertojë dënimin me gjobë, që shkon 5 milionë lekë të vjetër. Kësisoj, në sfidën ndaj Laçit është në dorë të klubit nëse do të paguajë për të pasur tifozët në stadium. Në sfidën kundër Skënderbeu­t më shumë jehonë bëri banderola kundër Greqisë, e cila ka qenë ndër më të komentuara­t në shtetin helen.

NENI 66 - Ja çfarë parashikon neni 66/3/a të KDS që Disiplina iu referua për dënimin e Partizanit. "Sjellja e gabuar e tifozëve përfshin akte të dhunës ndaj personave ose objekteve, lëshimi ose hedhja e mjeteve ndezëse, përdorimi i dritave laser, përdorimi i dronëve, hedhja e fishekzjar­rëve, paraqitja e parullave politike ose ofenduese të çfarëdollo­j forme, shprehja e fjalëve ose zhurmave/ tingujve ofenduese ose hyrja në fushën e lojës. Në rastin e verifikimi­t të shkeljeve si më sipër ndaj personave juridikë, shoqatave dhe/ ose klubeve ku konsideroh­en si mbështetës spektatorë­t kundërvajt­ës, do të jepen dënimet si më poshtë: a) në rastin e hedhjes së fishekzjar­rëve, gurëve ose sendeve të tjera brenda rrethimit të fushës, pa shkaktuar akte të dhunës ose ndërprerje të lojës, sanksionoh­en me dënimin për të paktën 1 ndeshje pa spektatorë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania