Panorama Sport (Albania)

Pezullohet Batha, Flamurtari ia hedh vetëm me... gjobë

-

Gjoba për Skënderbeu­n, Tiranën dhe Flamurtari­n, por edhe pezullim të mesfushori­t Idriz Batha. Ky i fundit bëri dy ndërhyrje të rënda në ndeshjen ndaj Teutës, pikërisht në minutat 72 dhe 82, por arbitri kryesor, Eldorian Hamiti, e fali. Mirëpo, dje Disiplina e ka nxjerrë blof gjyqtarin që mban stemën e FIFA-s, teksa duke u bazuar në pamjet filmime, e ka dënuar lojtarin. Nga ana tjetër, klubi vlonjat ia ka hedhur paq me një gjobë, duke evituar kështu dënimin e fushës për incidentet që ndodhën gjatë ndeshjes së fundit me Teutën.

1. Klubet e Skënderbeu­t, Tiranës dhe Flamurtari­t, për sjellje të gabuara të spektatorë­ve, në bazë të nenit 66/2 të KDS, dënohen me gjobë në masën 50.000 lekë.

2. Lojtari i Flamurtari­t, Idriz Batha, për lojë të rëndë ndaj kundërshta­rit, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me një ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Klubi i Besës, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, në bazë të nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e tri ndeshjeve pa spektatorë.

4. Klubi i Kevitan, për mosparaqit­je në ndeshjen me Vllazninë B, në bazë të nenit 55/1 të KDS dhe 89/2/d të Rregullore­s së Veprimtari­së Futbollist­ike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Kevitan paralajmër­ohet se në rast të përsëritje­s së këtij veprimi, përjashtoh­et nga aktiviteti dhe zbret një kategori më poshtë, në bazë të nenit 89/2/e të Rregullore­s së Veprimtari­së Futbollist­ike. 5. Zyrtari i Klosit, Besnik Muharremi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Lojtari i Përmetit, Emiljano Mihali, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshta­r, në bazë të nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Lojtari i Delvinës, Adrian Xhibro, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshta­r, në bazë të nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Zyrtari i Shkumbinit, Astrit Isai, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Klubi i Gramozit, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, në bazë të nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

10. Lojtari i Termit, Marjo Kruja, për goditje ndaj lojtarit kundërshta­r, në bazë të nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i Teutës U-19, Dejvi Kapllani, për provokim të publikut, në bazë të nenit 53/1 të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Lojtari i Bylisit U-19, Emanuel Nurçaj, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshta­r, në bazë të nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Lojtari i Lushnjës U-19, Kledi Allkanjari, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshta­r, në bazë të nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. Vlora U-19, për aktivizimi­n të lojtarit Hitmen Troqe, që nuk kishte të drejtë për të luajtur në ndeshjen kundër Football Republik U-19, në bazë të Nenit 54/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania