Panorama Sport (Albania)

Cungu u përlot pas golit ndaj Laçit, trajneri: Lojtarët më surprizuan

Shkodrani rrëfen emocionet e fitores së fundit në kampionat

-

Kukësi, megjithëse ka zhvilluar shumë volum loje e ka krijuar shumë raste shënimi, ka pasur ulje-ngritje sa iu përket rezultatev­e. Nisja ishte jo ajo e duhura, mbas barazimit dhe humbjes me Laçin e Flamurtari­n, më pas erdhi kthesa e madhe me 12 pikë të fituara në 4 takime. Humbja ndaj dy rivalëve të Skënderbeu­t e Partizanit bëri që morali i ekipit të ulej dhe presioni të rritej. Presidenti Gjici kërkoi 3 fitore radhazi, nga të cilat ekipi më ne krye trajnerin Cungu janë duke i realizuar, pasi ndaj Kastriotit dhe Laçit verilindor­ët ia dolën, ndërsa radhën e ka Flamurtari të premten. EPISODI - Pikërisht për shkak të presionit, por dhe sakrificav­e që ekipi po bën, në minutën e 59- të të takimit Laçi- Kukësi, mbas shënimit të golit nga Melo, Rexhinaldo e shumë lojtarë shkuan dhe festuan si të çmendur në pankinë, duke përqafuar trajnerin Cungu dhe goli iu dedikua pikërisht teknikut.

GJESTI I RRALLË - Sapo festimi përfundoi, trajneri Cungu u përlot, e ky ishte një gjest human mjaft i ndjerë. Gazeta “Panorama Sport” ka marrë komentin e trajnerit për këtë episod: “Edhe pse jemi profesioni­stë, mbi të gjitha jemi qenie humane dhe gjesti i lojtarëve që erdhën te pankina për të më përshëndet­ur, më preku dhe tregoi shumë për mua. Ishte sinjal shumë i fortë për mua! I falënderoj me zemër”, u shpreh tekniku shkodran për “Panorama Sport” në lidhje me këtë episod.

SITUATA - Më pas trajneri foli dhe për situatën në ekip e për ndeshjen e radhës ndaj Flamurtari­t. “Situata sa u përket dëmtimeve është jo ajo më optimalja, pasi pas ndeshjes me Laçin, kemi disa lojtarë që kanë probleme dëmtimesh. Janë të paktën 4-5 të tillë që shfaqën problemati­ka, nga të cilët shpresojmë që të kemi 2-3 prej tyre të gatshëm. Ndërsa, situata e përgjithsh­me është e mirë, morali është i lartë, pasi jemi në rrugën e duhur sa i përket ecurisë. Ne e respektojm­ë kundërshta­rin, por pa dyshim që Kukësi hyn në çdo ndeshje për fitore dhe as ndeshja ndaj vlonjatëve nuk ndryshon asgjë sa i përket këtij objektivi”, përfundoi Armando Cungu. Kukësi ndodhet në vendin e tretë në tabelë, duke numëruar 19 pikë, 4 më pak se Skënderbeu. S.Sulozeqi

 ??  ?? Moment nga ndeshja Flamurtari - Kukësi
Moment nga ndeshja Flamurtari - Kukësi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania