Panorama Sport (Albania)

Një orë analizë, trajneri Duro mpin lojtarët

- Abdulla Dushku

Kamza ka vijuar normalisht stërvitjet që nga dita e hënë për ndeshjen e radhës kundër Partizanit, veçse gjatë ditës së djeshme, seanca ka filluar një orë me vonesë, e për këtë shkak u bënë leksionet e Duros. Trajneri po e përgatit skuadrën edhe teorikisht, gjithashtu duke shtuar edhe optimizmin për të krijuar një situatë psikologji­ke pozitive para kësaj sfide.

ANALIZA - Para se skuadra t’i vihej punës në fushë për të përgatitur përballjen e radhës, trajneri Duro ka vendosur që të bëjë një analizë të plotë për gjithçka ka ndodhur deri më tani dhe çfarë duhet riparuar. Duro, për rreth 55 minuta, u ka mbajtur leksione teorike lojtarëve. Koha e gjatë e tyre, duke qëndruar në këmbë, ka bërë që në disa momente të shfaqej edhe mpirja muskulore e këmbëve te futbollist­ët, të cilët kërkonin herë pas here që të “shkrydhesh­in”. Pas analizës dhe leksioneve, ku trajneri ka diskutuar me lojtarët gjithçka rreth situatës që po kalon Kamza, rreth orës 15 e 25 ka nisur seanca stërvitore.

MUNGESAT - Ndonëse Kamza nuk do të jetë e plotë për përballjen me të kuqtë, për trajnerin Duro ka një lajm të mirë, teksa është rikthyer mbrojtësi Olsi Teqja, i cili do të jetë në dispozicio­n. Ndërkohë që Arrabal, edhe pse do të mungojë ditën e shtunë për shkak të pezullimit me kartonë, ka vijuar stërvitjet normalisht me skuadrën. Një tjetër mungesë e rëndësishm­e do të jetë Argjend Malaj, i cili gjithashtu ka qenë prezent, por ende nuk është në gjendje të stërvitet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania