Panorama Sport (Albania)

Nica bën "rrotacion", Atsina në sulm

-

E shtuna do të rezervojë një përballje ndryshe në Korçë. Dy skuadra me "pole" të kundërta në klasifikim, do të matin forcat me njëra-tjetrën. Nëse Skënderbeu është në krye dhe pretendon titullin, Kastrioti i vendit të fundit po tenton që të mbledhë pikët e nevojshme për të shpëtuar sezonin dhe mbijetuar në mesin e më të mirëve. Të vendosur para kësaj situate, përgatitje­t e krutanëve kanë nisur intensivis­ht prej fillimjavë­s, me shpresën që në këtë transfertë më shumë se delikate të mos dalin duarbosh. Trajneri Stavri Nica, pas humbjes me Luftëtarin, nuk e ka lënë skuadrën asnjë ditë pushim, por ka zbritur që të hënën në fushë për të përgatitur sfidën ndaj korçarëve. Gjatë këtyre ditëve, tekniku e ka "shtrydhur" ekipin dhe madje ka guxuar të bëjë "rrotacion" në formacion. Dhe ndryshime që janë vënë re në seancat stërvitore janë disa, ndonëse ende nuk është vendosur përfundimi­sht se cili do ta nisë nga minuta e parë takimin ndaj kryesuesve të kampionati­t. Humbja që nuk pritej ndaj gjirokastr­itëve, e ka detyruar teknikun durrsak që të ndryshojë skemën e lojës dhe të rifreskojë 11-shen me disa lojtarë të tjerë. Lënia e malazezit Stijepoviç në stol në përballjen me gjirokastr­itët, duket se nuk ka qenë një zgjidhje e mirë, ndaj në javën e 11-të të kampionati­t pritet që mbrojtësi i majtë të rikthehet si titullar. Ndërsa, një lëvizje surprizë shihet te përfshirja në formacion e Çarls Atsina, i cili me shumë gjasa do të udhëheqë majën e sulmit të krutanëve në këtë përballje. Tekniku ka ende disa dilema për mesfushën, por dy seancat që kanë mbetur përpara kësaj sfide, do të sjellin edhe vendimin e tij final. Bujar Balliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania