Panorama Sport (Albania)

Tavo: Trefish i bindur se kthesa erdhi, “topin” e kanë lojtarët

-

Fitorja në “Redi Maloku” ka ndezur shpresat e Luftëtarit. Ka mjaftuar një trepikësh me Kastriotin që në kampin bluzi të rikthehet optimizmi. Dhe entuziazmi duket te presidenti Grigor Tavo, i cili nuk ka kursyer elozhet për ekipin e tij dhe stafin pas suksesit të siguruar. Dy ditë para ndeshjes me Laçin, ai shprehet i bindur se ecuria në tri fazat e mbetura do të jetë krejt ndryshe nga ajo që u pa në të parën. Në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, numri një i klubit evidenton se ka ardhur koha që skuadra të ketë vazhdimësi. “Ndaj Kastriotit pashë një skuadër të mobilizuar, e vendosur për të fituar përballjen me rivalin e fortë në shtëpi. Edhe pse terreni nuk lejonte interpreti­min e lojës që ne dimë të bëjmë, futbollist­ët dhe stafi teknik ia dolën të merrnin tri pikë të çmuara. Janë këto pikë dhe gjendja aktuale e skuadrës, e cila më bën të besoj se ndaj Laçit do të fitojmë. Nëse lojtarët janë të bindur një herë te fitorja, unë jam trefish i bindur se do fitojmë”, u shpreh fillimisht Tavo. ECURIA - Luftëtari pas 10 javësh të luajtura koleksion nëntë pikë, aq sa Tirana, me një pikë më shumë se Kamza dhe 5 më shumë se Kastrioti që mbyll tabelën. Në takimin e parë të luajtur në Gjirokastë­r, Kastrioti triumfoi 1-0, ndërsa javën e fundit u “hakmorën” me krutanët me fitoren 2-0 në Fushë-Krujë. Për presidenti­n, fitorja me Kastriotin s’do të jetë e para dhe as e fundit. “Nga fitorja me Kastriotin e në vazhdimësi do të nisë kthesa e madhe për skuadrën tonë. Të gjithë të jenë të bindur se Luftëtari nuk është dorëzuar, përkundraz­i do të jetë më kompetitiv dhe konkurrues. Për çdo ndeshje kemi objektivat tona. Të lëmë pas kundërshta­rët, të rritemi në klasifikim për t’u larguar nga zona e ftohtë dhe pastaj të mendojmë për më lart”, përfundoi kreu i klubit gjirokastr­it. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania