Panorama Sport (Albania)

Çfarë është festa e “Halloween”-it?

-

Arsyeja e përdorimit të kungullit me vrima me pamje të jashtme të frikshme dhe njëkohësis­ht të bukur rrjedh gjithashtu nga koha e keltëve. Një zuzar me emrin Jack O’Lanten duhej të shkonte në ferr pas vdekjes së tij. Por, djalli e ktheu mbrapsht duke i dhëne një copë qymyri (thëngjill) që digjej që ta kishte gjatë gjithë rrugës.

“Halloween” ( hallouin) e ka prejardhje­n në kremtimin e ndërrimit të viteve të kalendarit të keltëve, natën midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit. Që 600 vjet p.e.s populli kelt mirëpriste në këtë mënyrë muajt e errët të dimrit duke u ndarë në të njëjtën kohë nga periudha e lulëzuar e verës. Druidët (lloj besimi) ia përkushton­in këtë natë Zotit të tyre të vdekjes, Samhain. Gojëdhëna thotë se ai i mblodhi shpirtrat e të vdekurve të 12 muajve të vitit të shkuar, pasi ata i kishin larë mëkatet e tyre dhe i dërgoi në parajsën e keltëve.

Një kungull i ndriçuar nga brenda, simboli i “Halloween”-it... Njerëzit mblidheshi­n në kodrat mbi tokat e tyre dhe duke ndezur zjarre të mëdhenj, përzinin shpirtrat e këqij të vitit që shkoi. Më pas, shuanin përkohësis­ht zjarrin në shtëpitë e tyre dhe pak më vonë e ndiznin përsëri. Kështu emri “Halloween” i ka rrënjët në Europë. Kisha ua mori keltëve këtë zakon gjatë përhapjes së krishterim­it. Ishte At Gjergji i IV, i cili në vitin 837 e ringjalli 1 nëntorin duke e quajtur Dita e të gjithë Shpirtrave. Për të mos shtrembëru­ar besimin te Samhai, kjo ditë është menduar të jetë edhe dita e të vdekurve. Vetëm në shek. XIX “Halloween” arriti të kalojë Atlantikun për në Amerikën Veriore së bashku me pasardhësi­t e keltëve, irlandezët, të cilët shtegtuan atje për shkak të kushteve të këqija për jetës. Atje ky zakon u përhap shpejt në të gjithë vendin, por gjatë përhapjes pësoi edhe ndryshim të dukshme. Kështu, tashmë “Halloween” më tepër ngjan me karnavalet sesa me zakonet e mëhershme.

Shenja dalluese e “Halloween”it është kungulli, e cila e ka prejardhje­n në SHBA. Por ama, arsyeja e përdorimit të kungullit me vrima me pamje të jashtme të frikshme dhe njëkohësis­ht të bukur rrjedh gjithashtu nga koha e keltëve. Një zuzar me emrin Jack O’Lanten duhej të shkonte në ferr pas vdekjes së tij. Por, djalli e ktheu mbrapsht duke i dhëne një copë qymyri (thëngjill) që digjej që ta kishte gjatë gjithë rrugës. Jack- u e vendosi qymyrin në një rrepë të madhe dhe u nis drejt një udhëtimi të pafund meqë nuk e lejuan të futej në asnjë mbretëri të vdekurish. Për njerëzit ishte më se e qartë që rrepa me qymyrin u shtinte tmerrin para së gjithash shpirtrave të këqij. Meqenëse amerikanët përdoren kungullin në vend të rrepës, ai mbeti shenja dalluese e “Halloween”it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania