Panorama Sport (Albania)

Blofi kushton, Meto: Apolonia është gati për kthesën e madhe

Mesfushori nuk e mendon dështimin në transfertë­n e Orikumit

-

Pas barazimit me Tomorin dhe kushteve të vendosura nga administra­tori Bregu, skuadra fierake ka vijuar me më tepër përkushtim përgatitje­t e saj për ndeshjen e radhës. Këtë fundjavë Apolonia do të luajë në transfertë, me debutuesit e Kategorisë së Parë, Orikumi, një ekip simpatik në lojë dhe rezultate gjatë këtyre 7 javëve, çka dëshmohet edhe nga renditja në tabelë, duke ndarë vendet 3-4 me Bylisin e vetëm, 2 pikë larg Besës kryesuese. Ndihen komodë orikasit, ndërsa krejt e kundërta ndodh tek Apolonia, që nuk ka kohë për t'u marrë me të shkuarën, por veç për ndeshjen e radhës, aspak e lehtë për fierakët, paçka se kanë premtuar se do të jetë kjo java e tyre dhe gjithashtu kanë siguruar në analizën e javës së lënë pas se nuk e kanë premtim thjesht për deklaratë.

METO

Një nga futbollist­ët më me përvojë tek Apolonia, Agim Meto, nuk do të bëjë as kortezi e as "ta pompojë" më kot ekipin, të cilit i përket. "Pjesën e ezauruar të këtij kampionati do të doja ta mbyllja me një shprehje pa koment: mund dhe duhet të merrnim më shumë! Por le të shohim përpara, pasi lojën e shoqëruar me rezultat për ndeshjet që na presin mundemi, jo për çfarë lamë pas. Po punojmë fort për këtë transfertë, me mobilizim total e po aq respekt për kundërshta­rin, Orikumi, që ka treguar një model pozitiv dhe po bën një prezantim serioz në këtë debutim. Përvoja ime nuk më lejon deklarime 'pompoze', por kthjelltës­i në vlerësim kundërshta­ri dhe mundësitë që kemi. Të bëjmë të fortin ne? Respekt maksimal për Orikumin, sepse është një ekip që askush nuk e pati menduar në këto nivele, por ne do shkojmë si Apoloni, pa e nënvlerësu­ar Orikumin, përkundraz­i. Ama, unë nuk jam nga ata që deklaroj me bindje se fitojmë me ta, edhe pse për fitore do luftojmë, por do të ishte e pafalshme të dilnim pa pikë", tha Meto. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania