Panorama Sport (Albania)

“Vllaznia, zgjidhja perfekte”

"Garantoj shumë gola dhe ngjitjen në elitë, te kjo skuadër ndihem shumë mirë"

- ADMIR URUÇI

Vllaznia ka prezan tuar dje zyrtarisht në 21- vjetorin e lindjes së tij mesfushori­n me tipare sulmuese, nigerianin Eziamaka Kollins Ikena. Ai dje ka festuar 21-vjetorin si lojtar i Vllaznisë. Për të parën herë, ai ka folur për mediat si futbollist i skuadrës shkodrane duke treguar mbërritjen me vonesë në ekip, objektivat personale dhe synimet e skuadrës. "Golat janë siguria që kam sjellë në çdo skuadër që kam luajtur më parë. Premtoj të bëj më të mirën dhe të realizoj maksimumin e golave të mundshëm", tha ndër të tjera Ikena në intervistë­n e tij për mediat. Eziamaka ka luajtur 20 minuta në sfidën me Erzenin deri tani. Ndërkaq, mbrojtësi i qendrës, Renato Malota, është ende në pikëpyetje për aktivizimi­n ndaj Vorës. Ai mësohet se nuk është në gjendjen e tij më të mirë dhe për këtë mund të mos jetë i gatshëm as për sfidën e së shtunës. Nisur edhe nga kundërshta­ri, tekniku Lika nuk do të kërkojë që të sakrifikoj­ë lojtarin dhe ta hedhë në fushën e lojës ende pa u rikuperuar plotësisht. Me sa duket, tani po shikon mundësinë e ruajtje së lojtarëve që ende kanë probleme me dëmtimet.

Kollins, i jeni bashkuar pak me vonesë skuadrës në stërvitje, por besoj se tashmë jeni i kënaqur që jeni pjesë e Vllaznisë?

Sigurisht që nuk më ka ardhur mirë që u vonova t'i bashkohem skuadrës në stërvitje, megjithatë kjo erdhi për shkak të disa procedurav­e, por gjithsesi tashmë jam shumë i kënaqur dhe shumë i gëzuar që tashmë jam pjesë e klubit.

Si e pritët ofertën për të ardhur te Vllaznia?

E kam pritur me kënaqësi dhe për mua është një hap i rëndësishë­m në karrierën time. Kam luajtur më përpara në ligën e parë të Laosit ku mendoj se kam performuar mirë, megjithatë tashmë jam fokusuar te Vllaznia. Kam ardhur në Europë dhe këtë lëvizje e konsideroj të rëndësishm­e për karrierën time. Vetë emri dhe historia e Vllaznisë flasin dhe mezi pres të jap kontributi­n tim për këtë skuadër.

Cili është objektivi juaj personal me fanellën e Vllaznisë?

Vllaznia ka një histori shumë të madhe dhe vitin tjetër feston 100-vjetorin e krijimit të saj. Objektivi im parësor, por edhe i skuadrës besoj, është rikthimi i saj në Superiore sezonin tjetër. Një klub si Vllaznia me kaq shumë histori nuk e ka vendin në Kategorinë e Parë, por në Kategorinë Superiore.

Luani në sulm, keni një premtim për golat?

Patjetër që po. Kjo është siguria që kam sjellë në çdo skuadër që kam luajtur më parë. Premtoj të bëj më të mirën dhe të realizoj maksimumin e golave të mundshëm.

Sot ( dje) keni edhe ditëlindje­n. Si ndiheni që flisni për herë të parë si futbollist i Vllaznisë në këtë ditë?

Sot ( dje) është një ditë e madhe për mua dhe shumë e rëndësishm­e, të festoj ditëlindje­n duke qenë tashmë pjesë e Vllaznisë dhe të jap këtë intervistë si futbollist i saj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania