Panorama Sport (Albania)

Zgjedhja surprizë, Dovedan: Rikthej Bylisin në elitë

Trajneri boshnjak tregon sekretin e skuadrës ballshiote

-

Një start jo i mirë, por me kalimin e javëve, Bylis po ia del të ngjitet në vendet e para në klasifikim. Skuadra ballshiote numëron tri fitore radhazi dhe tashmë është vetëm një pikë larg Besës së vendit të parë. Në fund të merkatos së verës, në Ballsh u afrua në rolin e trajnerit boshnjaku Veljko Dovedan. Një emër i panjohur për Shqipërinë, ndërsa në javët e para të gjithë ishin skeptikë. Por, tashmë ka nisur të ndihet dora e tij dhe skuadra po funksionon në mënyrën e duhur. Grupi po jep “frytet” e veta dhe skuadra e Bylisit, ndonëse ishte me katër mungesat e Doksanit, Muratajt, Mehmetajt e Liçkollari­t në sfidën me Pogradecin, mori një fitore shumë të rëndësishm­e. Në një intervistë për “Panorama Sport”, trajneri tregon se pse zgjodhi Bylisin, ecurinë në javët e deritanish­me dhe objektivat që ka ekipi. Një fitore e rëndësishm­e me Pogradecin, por humbët edhe shumë raste. Jeni i kënaqur?

Fituam dhe morëm tri pikët që janë të rëndësishm­e. Keni të drejtë, duhej të kishim shënuar 4-5 gola në atë ndeshje, sepse krijuam shumë raste të pastra. Futbollist­ët dilnin vetëm për vetëm me portierin kundërshta­r dhe shpërdorua­n shumë në atë sfidë. Megjithatë, kemi shumë punë për të bërë. Kampionati është i gjatë dhe çdo javë është delikate.

Çfarë ju shtyu të pranonit ofertën e Bylisit dhe a kishit njohuri për futbollin shqiptar?

Të them të drejtën, nuk kisha njohuri në lidhje me futbollin shqiptar. Oferta e presidenti­t të Bylisit ishte serioze dhe më bindi që ta pranoja. Një projekt serioz për ta rikthyer skuadrën në elitë ishte një arsye shumë e rëndësishm­e që më bindi të pranoja të ulesha në stolin e Bylisit.

Si e vlerësoni ecurinë e skuadrës deri tani?

Nuk e nisëm kampionati­n mirë duke bërë hapa falas në shumë takime. Megjithatë, ia dolëm që të rikthehesh­im te fitoret shumë shpejt. Tani po kalojmë një moment shumë të mirë dhe futbollist­ët janë të angazhuar për të bërë më të mirën. Megjithatë, nuk duhet të kalojmë në eufori. Ka ende shumë ndeshje dhe kampionati është i gjatë.

Këtë javë do të luani ndaj Tomorit, çfarë prisni nga kjo sfidë?

Nuk kemi shumë kohë që të festojmë, po bëjmë detyrën, skuadra po punon mirë, natyrisht kemi pasur edhe mungesa. Por, ne na duhet që në çdo ndeshje të fitojmë për të realizuar synimet tona. Të gjitha ndeshjet ku luajmë, si në fushën tonë apo në transfertë, janë shumë të vështira. Këtë i them edhe skuadrës gjithmonë. Megjithatë, kam bindjen se ky do të jetë viti ynë dhe Bylis në fund të kampionati­t do të sigurojë ngjitjen në Superiore. Erjon Saliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania