Panorama Sport (Albania)

Gjyla: Mbrojtësit si matufë, pësojnë gola te... turinjtë

“Na kanë masakruar edhe gjyqtarët, presim drejtësi”

- ALBAN ALUSHI

etëm një fitore në sh tatë javë dhe pesë barazime. E pozicionua­r në vendin e tetë, Lushnja do të jetë përsëri jashtë shtëpisë, ku do të përballet me Besën kryesuese. Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, flet hapur për situatën e verdhejesh­ilëve. Sipas tij, gabimet e mëdha në mbrojtje, mungesa e golit dhe gjykimet e këqija janë faktorët e pozicionim­it të lushnjarëv­e në vendin e tetë, kur grupi ka vetëm 10 skuadra.

Profesor, Lushnja një skuadër që vetëm po barazon, çfarë nuk shkon?

Normalisht, e kam thënë që barazimet në këtë sistem trepikësh dhe njëpikësh, të lënë në vend. Një pikë nuk të duhet askund. Personalis­ht, e kam ndërtuar lojën për t’i marrë të gjitha. Sidomos me Elbasanin, kur të gjithë ia kishin marrë të gjitha.

Keni akuzuar ashpër gjykimin pas sfidës me Elbasanin, çfarë ndodhi?

Nuk heq asnjë presje nga ajo që thashë. Pjesa e gjyqtarit thuhet pas ndeshjes aty ku jemi ndoshta edhe të revoltuar. Por, tani jemi të qetë. Mendojmë dhe themi mirë gjyqtari, por, ne kemi probleme edhe vetë me skuadrën. Është e vërtetë që gjyqtari na masakroi.

Gjithsesi, Lushnja u gjend në disavantaz­h…

Na masakroi në të gjitha drejtimet, në faullet, ishin për ne dhe i jepte për ata. Por, ama, nuk na bëri gol. Pësimi i golit ishte faji i mbrojtjes sonë dhe i portierit që rrinë si “matufë”. Me plotë kuptimin e fjalës. E them këtë si “matufë”, sepse e kanë përsëritur tre-katër herë. Golat i pësojnë aty te “turinjtë” e tyre. Pjesa tjetër kujt i takon? Pjesa tjetër është e humbjes së shumë rasteve. Nuk mund të fitosh po nuk bëre gola. Duke mos hequr dorë nga ajo çfarë kam thënë për gjyqtarin. Tani jemi të qetë dhe them që ne kishim edhe gabimet tona. Ne kujtohemi të luajmë, pasi pësojmë gol. Mirëpo, pastaj je i ngjeshur nga ana psikologji­ke. Nga ajo çfarë po ndodh në fushë dhe nga ajo çfarë duhet të marrësh. Mendoj që ishte një tablo me dy fytyra. Një pjesë e parë e dobët dhe e vakët dhe një pjesë e dytë që tregoi karakter të jashtëzako­nshëm. Madje, i përgëzoj për karakterin që treguan në pjesën e dytë.

Megjithatë, ishte një barazim në transfertë apo prisnit më shumë?

Marrja e pikës ishte pozitive. Normal, por i kritikoj për gabimet shumë të rëndomta që bëjnë futbollist­ët në fushë.

Ndërkohë, që nuk ka kohë për t’u menduar dhe Lushnjën e pret Besa kryesuese në Kavajë. Çfarë prisni nga kjo ndeshje?

E kam thënë publikisht. Me çdo ekip që të luaj, po të jetë një gjykim i drejtë, pa diskutim që marr pikë. Jo unë, merr Lushnja pikë, ata djem që luajnë aty. Me çdo ekip, pa problem fare. U kërkoj atyre që i vendosin gjyqtarët, të caktojnë arbitra të drejtë, të rregullt dhe korrektë.

Duket se po ankoheni shumë...

Nuk ankohem kurrë kot për gjyqtarët. Gjyqtarët e dinë mirë kush jam unë për ta. Këtë e them me garanci. Mendoj që kemi shtatë javë dhe vetëm në dy ndeshje nuk kemi pasur momente për penallti. Me përjashtim të ndeshjeve me Tomorin dhe Apoloninë, në të gjitha ndeshjet e tjera kemi pasur momente për penallti. Kjo nuk justifikon gabimet që bëjnë futbollist­ët. Pësojmë gol me Bylisin te dy mbrojtësit e qendrës. Me Elbasanin po ashtu. Ndoshta fola shumë edhe për gjyqtarët, por kjo ka qenë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania