Panorama Sport (Albania)

Erzeni “stërvitet”, Teuta zhytet në fund

Shijakasit kthehen në kr e, pas suksesit në tri sete

- ROLAND GJINI

Volejbolli shqiptar ka një padron dhe skuadra e Erzenit kërkon që të mbetet e tillë edhe sivjet. Kampionët në fuqi të rrjetës kanë shënuar fitoren e radhës, mbrëmjen e djeshme, 3-0 me sete përballë Teutës që zhytet gjithmonë e më shumë në fundin e renditjes. Ashtu siç pritej, ndeshja e spostuar e javës së pestë, nuk ka ofruar asnjë surprizë, sepse shijakasit kanë dominuar takimin në të tria setet, duke e shndërruar këtë takim pse jo në një lloj seance stërvitore. Skuadra e trajnerit Arben Sako nuk hasi në vështirësi përballë Teutës, që për të katërtën ndeshje me radhë e sheh veten jo vetëm të mposhtur, por mbetet në kërkim të fitores së të paktën një seti. Bregdetarë­t duken të pashpresë për të kaluar këtë krizë që u ka kapluar dhe të vetmet sforco reale ndaj Erzenit ishin në setin e parë. Edhe pse kampionët në fuqi e nisën me vrull sfidën, duke krijuar një shkëputje 114 që në fillim, me kalimin e minutave Teuta tentoi që të kundërpërg­jigjej, duke shkuar në 16-11 e më pas 2219, por në fund diferencën e bën cilësia e djemve të Sakos, të cilët e fituan fraksionin e parë me rezultatin final, 2520. Edhe fillimi i setit të dytë nis i ekuilibrua­r, me Teutën që përpiqet të bëjë rezistencë, por thjesht për pak momente, pasi Erzeni kur vendosë të dalë në lojën e tij është thjesht vrasës dhe e mbyllin setin e dytë me rezultatin 25-15. Me avantazhin 2-0, seti i fundit është vetëm një formalitet, madje Erzenit i duhen vetëm 23 minuta për të realizuar 25 pikët që mbyllin të gjithë takimin, por në të njëjtën kohë marrin edhe kryesimin e kampionati­t, duke parakaluar Vllazninë dhe Tiranën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania