Panorama Sport (Albania)

Olimpiada "Tokio 2020", medaljet me material të ricikluar

-

Medaljet e prodhuara për sportistët që do të marrin pjesë në Lojërat "Olimpike 2020" do të jenë 100 për qind të përbëra nga material i ricikluar dhe vetëm pjesa e jashtme e medaljes do të jetë prej ari, argjendi apo bronzi. Këtë lajm e konfirmuan së fundmi edhe organizato­rët japonezë të olimpiadës, të cilët deklaruan: "Kemi siguruar tonelata material të ricikluar, nga të cilat do të prodhohen medaljet olimpike. Kërkojmë që të ndërgjegjë­sojmë të gjithë qytetarët që 'Tokio 2020', do të jetë Olimpiada e mbrojtjes së natyrës", deklaruan organizato­rët, të cilët u kanë kërkuar prej kohësh qytetarëve që të dorëzojnë pajisje elektrosht­ëpiake që nuk përdoren më për t'i kaluar ato në proces riciklimi. Flitet që për të prodhuar 5 mijë medaljet e Lojërave Olimpike, janë ricikluar rreth 4 milionë telefona celularë, të cilët përmbajnë sasi ari, argjendi apo bronzi. Vetëm në tri vitet e para në të gjithë historinë e Olimpiadav­e, medaljet kanë qenë të gjitha në ar. Bëhet fjalë për Olimpiadat e viteve 1904, 1908, 1912, ku medaljet ishin shumë herë më të vogla se në ditët e sotme, ku madhësia e tyre ishte vetëm pak më e madhe se e një monedhe. Pas Luftës së Parë Botërore gjithçka ndryshoi ku medaljet nisën të prodhohen me metale të tjera dhe vetëm një përqindje e caktuar ishte prej ari. Për Olimpiadën e 2016 në Rio u prodhuan 2488 medalje gjithsej, respektivi­sht 812 ari, 812 argjendi dhe 864 bronzi dhe këto medalje ishin më të rëndat në të gjithë historinë e Lojërave Olimpike, ku secila peshonte rreth gjysmë kile me një diametër prej 85 milimetras­h. Medalja e arit përmban rreth 6 gramë ar, që është masa minimale e vendosur nga Komisioni Olimpik Internacio­nal, ndërkohë që e gjithë pjesa tjetër e medaljes përbëhet nga argjendi. Vlera e një medalje shkon rreth 500 euro, ndërkohë nëse medalja do të ishte e përbërë e gjitha nga ari, vlera e saj do të shkonte rreth 20 mijë euro. Medalja e argjendit është e përbërë 100 për qind nga argjendi dhe vlera e saj shkon rreth 270 euro, ndërsa e bronzit vlen 5 euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania