Panorama Sport (Albania)

Rino: Vendi i katërt? Të tregojmë se sa e meritojmë

A ajne i i !ilanit2 K iti ët t*i ë ojnë falje ona mës

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Buzëqeshje në sh tëpinë e "Djallit" që pas fitores së djeshme shijoi suksesin e dytë në tri ditë. Vijimësia në rezultate dhe tri pikë për vrapimin drejt "Champions"-it ishin dy detyrimet e mbrëmjes dhe Gatuzos pas ndeshjes e pranoi këtë fakt: "Kisha kohë që nuk shihja ekipin që të ndërtonte me aq cilësi sa në minutat e para kundër Jhenoas. Për fat të keq, një gabim na bëri të humbim siguri dhe të kemi probleme me manovrën e nisur nga prapavija. Edhe një herë i komplikuam vetë gjërat duke pësuar një gol të pabesueshë­m. Fakti që ia dolëm të fitojmë është një sinjal shumë pozitiv, por puna për t'u bërë mbetet e madhe".

MBROJTJE ME D E VEND I -t - Dëmtimet që kanë kapluar ekipin e detyruan të ndryshojë, por siç zbuloi edhe Gatuzo pas takimit: "Kishim kryer vetëm një provë me modulin e ri. Ishte një zgjedhje e detyruar që mendoja se do të na ndihmonte për të shfrytëzua­r superiorit­etin numerik në mesin e fushës. Kesi u tregua fantastik në më shumë se një rast kur sulmoi qendrën, por nuk pati fatin me vete në goditjet e tij. Kjo fitoren na mundëson arritjen e vendit të katërt, një objektiv i arritur për momentin, të cilin duhet të tregojmë me fakt se e meritojmë".

JALËT D E I O - Rino, si edhe lojtarët, nuk i kanë kapërdirë kritikat që pasuan ndeshjet me Interin dhe Betisin.

Tekniku kuqezi u kundërpërg­jigj në konferencë duke thënë se: "Unë vazhdoj të bëj punën time. Djemtë janë pikat e orientimit, me të cilat përballem çdo ditë për çdo argument. Vendi i katërt është pozitiv, por tani duhet të përpiqemi të rikuperojm­ë të dëmtuarit, sepse edhe Bilia shfaqi probleme pas riakutizim­it të një lëndimi në pulpë. Do të na mungojë

për pak". Vrulli gatuzian shtohet me kalimin e minutave, sidomos kur i kërkohet të komentojë Donarumën dhe merkaton. "Pres që t'i bëjnë kompliment­e. JhiZho shpëtoi në një moment vendimtar të ndeshjes. Kush e kritikon kur gabon, sot duhet t'i përulet. Sa i përket merkatos, nuk flas për emra. Zakonisht tregohet mëkati dhe jo mëkatari".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania