Panorama Sport (Albania)

Lojtarë pa role fikse, ja sekreti i Alegrit

Nga mbrojtja te sulmi, të gjithë ndërrojnë vendet

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Le të bëjmë një lojë për tifozët juventinë (dhe jo vetëm): mbyllim sytë dhe të rikujtojmë golin e Dibalës në Mançester... Është Ronaldo që kroson nga e djathta, Kuadrado që sulmon shtyllën e parë dhe një karambolim topi mes tij dhe Smolling liron Dibalën, i cili dërgon në rrjetë nga jo më shumë se 6 metra distancë. Të gjithë kujtojnë krosimin e Kristianos, një krosim i bukur dhe lëvizjen e Dibalës që ngadalëson vrapimin dhe godet saktë. Fundja, ky është motivi i futbollit, të dërgosh topin në rrjetë, por futbolli është më i gjerë sesa thjesht kjo... Në atë aksion kishte diçka të çuditshme... Çfarë bënte Ronaldo, që formalisht është sulmuesi i krahut të majtë në 43-3-shin e Alegrit, në korsinë e djathtë? Dhe përse Kuadrado, një anësor ofensiv më i shkurtër se 180 centimetra në shpejtësi e sipër në zemër të zonës së rreptësisë, i hyrë për më shumë në një duel me një qendërmbro­jtës si Smolling prej 193 centimetra­sh? Duket gjithçka kaq e gabuar taktikisht...

S'KA MË ROLE - Davide Nikola, trajner me pasionin për studimin e futbollit, atë mbrëmje në "Twitter" shkruante: "Pa shpërdorua­r fjalë të shumta, Juventusi po luan futbollin më të mirë në Europë. Dikush do ta injorojë dhe nuk do ta pranojë këtë që them, por bardhezinj­të nuk luajnë sipas roleve, por për pozicione". Tingëllon e komplikuar, por shpjegon përshtypje­n e çuditshme që dikush pati gjatë ndeshjes. Atë mbrëmje në "Old Trafford" ndodhte të shihje Matuidin në rolin e qendërsulm­uesit; Bentankuri­n pranë Bonuçit si mbrojtës krahu, Kanselon brenda në qendër të mesfushës. Davide Nikola me fjalët e tij përshkruan­te pikërisht këtë: Alegri i kërkon Juventusit të dominojë disa zona të fushës, pa u shqetësuar shumë se cilët lojtarë e bëjnë. Shembull konkret: Nëse Juventusi kërkon të sulmojë me dy lojtarë që luajnë gjerë në fushë, nuk është e thënë që në çdo aksion ata që duhet të lëvizin në korsitë anësore, duhet të jenë me çdo kusht Ronaldo dhe Kuadrado. Ato pozicione mund të jenë të zëna edhe nga Kanselo, Sandro, Dibala, Bentankur... Është principi bazë i "futbollit total", që nuk del kurrë jashtë mode: Një lojtar merr pozicionin e një tjetri në fushë dhe zona e tij mbulohet nga një shok skuadre. Në ndeshjet e Juves në Serinë A diçka e tillë dallohet më pak, por dallohet...

LOJTARË TË LIRË - E gjithë kjo në Mançester u pa dhe u kuptua qartësisht: mungonte një numër "9" si Manxukiç, por të gjithë lojtarët e tjerë u dëfryen duke u spostuar nëpër fushë për të kërkuar pikën e dobët të mbrojtjes rivale. Ndoshta është

ky sekreti i këtij Juventusi sivjet, kundrejt së kaluarës: Alegri u dhuron liri lojtarëve të tij, nuk i kërkon lëvizjet të mekanizuar­a, të detyruara.

MË SHUMË ZGJIDHJE - Kjo, sigurisht që nuk do të thotë se gjithkush mund të bëjë atë që i shkrep në kokë. Ka principe

për t'u respektuar. Juventusi në Champions ka dhënë përshtypje­n e një skuadre të rregullt, me distanca korrekte mes lojtarëve dhe shumë zgjidhje në dispozicio­n, për atë që ka topin në këmbë: një mbështetje në anësore, një aksion në thellësi, një ndërrim loje i menjëhersh­ëm. Kështu është më e thjeshtë edhe për të sulmuar kundërshta­rin, për të rikuperuar topin, në rast se e humb nga zotërimi. Pastaj, pjesa tjetër është interpreti­m, thjesht ajo që e bën të bukur futbollin. Të kesh lojtarë teknikë dhe inteligjen­të, të zotë për të kuptuar se çfarë është e drejtë të bësh në një situatë dhe të arrish shokun e skuadrës me një pasim prej 20- 30 metrash. Lëvizje, ndërrim poziciones­h, pa role fikse... Dikush thotë se do të jetë ky futbolli i 2020-ës, por fundja, kush është ai që e njeh të ardhmen...

 ??  ?? Ronaldo që në letër duhet të jetë sulmues i majtë, në aksionin e golit në Mançester është i spostuar në të djathtë, me Kuadradon që bën qendërsulm­uesin.
Ronaldo që në letër duhet të jetë sulmues i majtë, në aksionin e golit në Mançester është i spostuar në të djathtë, me Kuadradon që bën qendërsulm­uesin.
 ??  ?? Në sfidën me Xhenoan, Ronaldo bën mesfushori­n me Kuadradon, ndërsa në sulm spostohen mesfushorë­t e vërtetë, Matuidi e Bentankur, përkrah Manxukiçit.
Në sfidën me Xhenoan, Ronaldo bën mesfushori­n me Kuadradon, ndërsa në sulm spostohen mesfushorë­t e vërtetë, Matuidi e Bentankur, përkrah Manxukiçit.
 ??  ?? Dibala gjerë në të djathtë ndaj Empolit, Bentankur sulmon zonën si sulmues.
Dibala gjerë në të djathtë ndaj Empolit, Bentankur sulmon zonën si sulmues.
 ??  ?? Ronaldo luan në qendër si numër 9, përkrah tij si sulmues i dytë është Bentankur, ndërsa Kanselo lëviz në qendër, si mesfushor, shumë larg korsisë së djathtë.
Ronaldo luan në qendër si numër 9, përkrah tij si sulmues i dytë është Bentankur, ndërsa Kanselo lëviz në qendër, si mesfushor, shumë larg korsisë së djathtë.
 ??  ?? Sërish në Mançester, Ronaldo i spostuar gjerësisht në të majtë i hap hapësirën në sulm Matuidit, që bën rolin e numrit "9".
Sërish në Mançester, Ronaldo i spostuar gjerësisht në të majtë i hap hapësirën në sulm Matuidit, që bën rolin e numrit "9".
 ??  ?? Bentankur i kudondodhu­r. Në Mançester mbulonte korsinë e Kanselos, ndërsa ky i fundit merrte rolin e mesfushori­t të qendrës.
Bentankur i kudondodhu­r. Në Mançester mbulonte korsinë e Kanselos, ndërsa ky i fundit merrte rolin e mesfushori­t të qendrës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania