Panorama Sport (Albania)

Plani i çmendur zikaltër, Interi sfidon Juventusin

"Zonja" është shumë e fortë, por do t'i provojnë shanset

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Një muaj e gjysmë më parë, Interi humbi në shtëpi me Parmën dhe situata ishte kaotike. Shumë kishin dyshime mbi Luçiano Spaletin dhe dikush kërkonte shkarkimin e tij. Sot, situata ka ndryshuar dhe të gjithë pyesnin veten nëse Interi mund të jetë skuadra anti- Juventus, bashkë ose si alternativ­ë e Napolit, me të cilin ndan vendin e dytë. Dhe nëse përgjigjja duhet e prerë, atëherë na vjen në ndihmë një: JO. Shumë e fortë "Zonja" me Kristiano Ronaldon. Anti-Juventus nuk ekziston, të paktën nëse vetë bardhezinj­të nuk i bëjnë keq vetes për vetëkënaqë­si ose për përqendrim te Champions-i. Dhe nëse përgjigjja nuk duhet e prerë, jo thjesht po ose jo, atëherë diskutimi ndryshon. Ekziston një mundësi që Interi të bëhet skuadra që mund t'i hapë shumë punë dhe të bezdisë Juventusin. Është thjesht ide, ndoshta shumë e çmendur.

Mbrojtje e hekurt- E besoni apo jo? Mbrojtja më e mirë në kampionati­n italian nuk është e Juventusit, skuadër që njihet për forcën në këtë repart. Nëse shikoni shifrat, do të kuptoni se mbrojtja më e mirë në Serinë A është ajo e Interit: 6 gola të pësuar. I fundit është në Ferrara kundër Spalit më 7 tetor me autor Paloskin. Ndoshta është një lavdi e momentit, ose ndoshta zikaltrit janë realisht kaq të fortë. Mbetet për t'u parë. Është meritë e trajnerit Spaleti, por mbi të gjitha e portierit Handanoviç dhe tre mbrojtësve qendrorë që alternohen me njëri-tjetrin në linjën me katër: De Vraj, Miranda dhe Shkrinjar. Por janë edhe të tjerët që japin kontribut. Në pjesën e dytë në "Olimpico" kundër Romës, zikaltrit po fitonin 2-

0 dhe Perisiç lëshohet si i tërbuar për të mbyllur një hapësirë në mesfushë dhe ia pason portierit. Dhe janë pikërisht këto detaje që formojnë një skuadër.

Sistemi- Spaleti ndaj Lacios i hoqi "ndryshkun" edhe Zhoao Marios dhe falë

tij ndryshoi skemë. Semafor i kuq për 4-2-3-1, semafor jeshil për 4-3-3. Objektivi ishte që portugezi të luante në rolin e tij si qendër e majtë me Brozoviçin të tërhequr përpara mbrojtjes. Por, shpeshherë kjo skemë kaloi edhe në 4-1-4-1 në bazë të presingut të Zhoao

Marios dhe Vesinos. Interi rigjeti agresivite­tin. Naingolan nuk ishte për shkak të dëmtimit, por shpirti i tij dukej sikur ishte në fushë. Në të njëjtën kohë, Brozoviç nuk vuajti për t'u çliruar nga markimi i kundërshta­rëve dhe skuadra gjeti ekuilibrat.

Në këtë mënyrë, Spaleti gjeti rrugën për ta shndërruar Brozoviçin në një "De Rosi". Ishte trajneri që në vitet e tij te Roma i ndryshoi rolin mesfushori­t dhe po bën të njëjtën gjë me Brozon, njeriu kyç në rindërtimi­n dhe ringritjen e Interit. Dhe ta mendosh, që në dimrin e kaluar ishte gati të largohej. Pastaj Spaleti i ndryshoi rolin. Jo më hapësirë ku i duhet të vrapojë pafund, por rol të rëndësishë­m me peshë, dirigjent i lojës dhe "regjisor" i saj. Dhe Interi po funksionon. Në Romë gjeti edhe golin me një goditje për t'u admiruar, pa lënë në një anë pasimet e zgjuara të një modeli "sarrian". Zotërimi i topit në 45 minutat e para: 70.1 për qind me 29.9 për qind. Interi që bën "tikitaka" dhe lejon dy mbrojtësit e krahëve që të rriten në fushë dhe të gjejnë hapësira në sulm. Ikardi është rikthyer një makinë goli, të cilin e njohim. Lautaro nga ana tjetër po pret

momentin e tij.

Aspekti psikologji­k- Përfundojm­ë të flasin gjithmonë për aspektin psikologji­k. Sepse Interi me çmendurinë e tij edhe fiton, ashtu si me çmenduri humbet. Zhoze Murinjo e perfeksion­oi diçka të tillë dhe arriti të fitonte trofe, ndërsa Luçiano Spaleti si një mjeshtër i komunikimi­t nuk po zhgënjen. U "vërsul" edhe ai si një përbindësh kundër gazetarëve pas kualifikim­it në Champions. Por, ka arritur të gdhendë në mendjet e lojtarëve faktin që janë të fortë, është bërë ai komandanti i këtij grupi. Mosvazhdim­ësia në aspektin psikologji­k është problemi më i madh i këtij Interi. Sepse një moment të vështirë e kalojnë të gjitha ekipet. Zikaltrit e patën në fillim të sezonit me Sasuolon dhe pastaj me Parmën. Sepse nëse nuk do të kishte "flakur" ato pikë, sot do të ishte në vendin e parë bashkë me Juventusin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania