Panorama Sport (Albania)

Sarri nuk e fal Lampardin, Çelsi eliminon Derbin

uk abojnë as rsenali he Totenhemi, erbi në erek inale

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Frenk Lampard rik thehet në shtëpi dhe tifozët e tij, që vështirë t'i quash ish, e pritën në mënyrën më të mirë të mundshme: koreografi për legjendën me diçiturën: "Përgjithmo­në blu, përgjithmo­në një legjendë", shoqëruar me një foton e tij me duart drejt qiellit, ashtu siç festonte golat. Sepse Frenk Lampard ishte kapiteni dhe emblema e Çelsit: 13 vite, 211 gola, 3 tituj kampion dhe një Champions, Ligë Europe, Kupa Anglie dhe Superkupa. Dje u rikthye në "Stamford Bridge" për herë të parë si kundërshta­r, me Derbi Kauntin e tij, si trajner. Dhe nuk do ta harrojë kurrë, pavarësish­t se në çerekfinal­et e Kupës së Ligës kalojnë blutë e Londrës falë fitores së vuajtur 3-2 me dy autogola dhe golit vendimtar të Fabregasit. Rrugëtimi i skuadrës që eliminoi Mançester Junajtid përfundon këtu, por nëse do të kishte pasur pak më shumë fat në fund, kur goditën edhe shtyllën, sot ndoshta nuk do të ishim duke folur vetëm për historinë e Lampardit dhe Çelsit, e cila nuk do të përfundojë kurrë.

ARSE ALI - „oli i parë i Lihshtajne­it me fanellën e Arsenalit dhe ai i Smith- Rou ( djaloshit të lindur në vitin 2000, i pari në historinë e "topçinjve" dhe që vazhdon të shkruajë rekorde të reja) kualifikoj­në londinezët në çerekfinal­e. Nuk ka debutuar ende në Premier Ligë, por ka shënuar dy gola. Në pjesën e dytë, kartoni i kuq i „uenduzit i vësh- tirëson pak gjërat dhe Blekpulli arrin të shkurtojë diferencën me Pol O'Konër, i cili nga "engjëll" u shndërrua në "djall", pasi ekuilibroi forcat në fushë 6 minuta nga fundi, pas një faulli të rëndë ndaj Obamejangu­t. Për të prerë biletën në fund, Emeri iu fal edhe të rikthyerit Çeh.

TOTE HEMI Nuk gabon as Totenhemi falë një super Soni. Koreani thyen murin e …est †emit me dy golat e tij të parë sezonalë. Lukas Perez provon të rihapë ndeshjen në pjesën e dytë falë të majtës së tij, por Jorente vulos 1‡ minuta

nga fundi. Poçetino në çerekfinal­e, por atje do të gjejë një derbi më të vështirë londinez, Arsenalin. ˆ buzëqesh fati Çelsit, që do të presë Bornmëthin, ndërsa çiftet e tjera janë Midëllsbro­u-Burton dhe fituesi i Leiçester‰Sauthempto­nSiti‰Fulham.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania