Panorama Sport (Albania)

Perez i "gjunjëzohe­t" Antonio Kontes, Solari nuk e bind

Presidenti druhet se Santiago ka shokë lojtarët

-

Reali ka ende pataten e nxehtë në dorë: Antonio Konte vazhdon të kërkojë garanci teknike, Majkëll Laudrup ka thënë jo (edhe pse e refuzoi gjatë ditës së djeshme) dhe Santiago Solari duket i destinuar që të qëndrojë trajner provizor për vetëm dy javë, ashtu siç e parashikon rregullorj­a. Florentino Perez po mendon për një sulm të dytë për ish-trajnerin e Çelsit. Sipas "As", mbetet akoma një mundësi e hapur, por duhen kaluar disa pengesa ekonomike, teknike dhe në dhomat e zhveshjes. Perez ka frikë se sponsorizi­mi i veteranëve për opsionin "Solari" është për t'u vetëmenaxh­uar: skuadra ka zgjedhur një teknik të butë, sepse nuk do t'ia nisë nga zero dhe mendon se mund t'i zgjidhë problemet pa ndërhyrje të jashtme. Pikërisht atë që Reali në këtë moment nuk mund të lejojë dhe prandaj mbetet e hapur pista "Konte". Por duhen kaluar këto tri barriera.

Garancitë - Problemet ekonomike janë më të zgjidhshme­t. Italiani kërkon 10 mln euro në vit, spanjollët ofrojnë 8, por këto janë manovra normale gjatë bisedimeve. Më e vështirë duket kohëzgjatj­a e kontratës: Perez ndalet te dy vite, Konte kërkon tre për të kuptuar nëse skuadra po i ofron një projekt afatgjatë. Pastaj garancitë teknike. Italiani kërkon një regjisor defensiv "alla" Bonuçi dhe një regjisor të vërtetë në mesfushë (me Modriçin dhe Krosin të spostuar nga krahët) për t'i dhënë formë skuadrës, duke mënjanuar Kasemiron. Në fund duhet që lojtarët të tregojnë vullnetin e plotë që skuadra të ketë një timonier të ri. Koha kalon dhe kandidatët skarcohen. Perez është gjithnjë më i disponuesh­ëm për të plotësuar kërkesat e Kontes. Tani u takon lojtarëve të përfundojn­ë tablonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania