Panorama Sport (Albania)

Barcelona tremb fantazmat

Plani B i Valverdes nuk funksionon, Malkom luajti dhe rezultoi një dështim

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Një gol në frymën e fundit ka nderuar Barcelonën, e cila fiton minimalish­t në transfertë me Kultural Leonesën dhe pret një gjysmëbile­të për në turin e radhës në Kupën E Mbretit. E vendosi Lenglet, i cili erdhi nga stoli dhe devijoi një krosim të Dembelesë teksa kronometri shënonte 91 minuta. Në këtë mënyrë mbrojtësi largoi fantazmat që po shfaqeshin ngadalë në stadiumin "Reino De Leon" si për ditën e "Halloween"it. Sepse plani B i Valverdes për të bërë kaq shumë rrotacion mund të kishte dështuar. Më i miri në fushën e lojës ishte portieri i Barcelonës Silesen, i cili bëri disa ndërhyrje shpëtimtar­e duke mbajtur portën të paprekur. Në fakt, trajneri u kishte dhënë besim lojtarëve të rinj, disa prej të cilëve nuk bindën. Duhet të ishte ndeshja e Malkomit, por pavarësish­t se luajti si titullar braziliani nuk bëri asgjë për t'u mbajtur mend. Valverde e kuptoi që gjërat nuk po shkonin ashtu siç duhej për të tijtë dhe futi në fushën e lojës Lengletin dhe Arturin ( dy lojtarë që janë titullarë në ekipin e parë). Ishte pikërisht mbrojtësi që në sekondat e fundit shndërroi në gol një skemë dhe la shumë të zhgënjyer tifozët e Leonesës, të cilët deri në atë moment po krenoheshi­n me ekipin e tyre sepse po arrinte një rezultat pozitiv. Megjithatë, duhet të krenohen me faktin që nuk pësuan 5 gola si Reali, edhe pse këtë herë ishin shumë lojtarë të rinj. Leonesa gjithsesi ka fituar të "drejtën" që të luajë ndeshjen

e kthimit në "Camp Nou", edhe pse shanset për të përmbysur fitoren e Barcelonës janë shumë të vogla, për të mos thënë që nuk ka aspak. Ndeshja e kthimit do të luhet në datën 5 dhjetor. Arturo

Vidal luajti 90 minuta dhe ishte një nga më të mirët në fushën e lojës. Kiliani dha mesazh pozitiv për trajnerin e katalanasv­e dhe në të ardhmen do të kërkojë një rol protagonis­ti në skuadër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania