Panorama Sport (Albania)

Romanjoli “dërgon” Milanin në Champions

Perla e Susos dhuron avantazhin, kapiten Romanjoli bën gjithçka vetë

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Iduheshin pikët dhe Milani ia doli, duke marrë një fitore që e rendit në vendin e katërt në bashkëpron­ësi me Lacion. Gatuzos i duhet të "sajojë" formacioni­n dhe u falet golave të Susos dhe Romanjoli që, fillimisht dëmton "Djallin", por në fund e dërgon në parajsë.

MENJË ERË E US - Dëmtimi i Bilias, i shoqëruar me padisponue­shmërinë e Montolivos dhe mungesën e garancive nga Mauri, detyron Gatuzon të ndryshojë skemë. Rodrigez në mbrojtje me tre, teksa mesfusha i besohet Kesit, Bakajokos dhe Çalhanoglu­së, me Suson e Laksalt në krahë. Pikërisht spanjolli firmos avantazhin me një predhë me të majtën nga jashtë zonë. Kryevepër e vërtetë për numrin 8 kuqezi që ngroh menjëherë "San Siro"- n nën një shi të imët vjeshtarak.

MBRAPSJE - J henoa, gjithashtu për nevoja urgjente, përdor të njëjtën skemë të Milanit. "Djalli" shumë herët në avantazh zmbrapset rrezikshëm me miqtë që rrisin presionin me kalimin e minutave. Presioni kuqeblu ulet herë pas here nga ndonjë dalje e djemve të Gatuzos që rrezikojnë me Kesin e Kutronen. Piontek shkakton panik sa herë shërbehet teksa sprintet e Kuame duken të vështira për t'u mbajtur nga kuqezinjtë, por që sidoqoftë arrijnë ta mbyllin pjesën e parë pa dëme.

VETËLËNDIM - Fraksioni i dytë i lojës nis me portierin Radu që duhet të bëjë mrekullinë e parë të mbrëmjes kundër Higuain. Donaruma nuk arrin të imitojë homologun kur në minutën e 56- të, Bakajoko e Rodrigez katranosin çdo gjë, pas një pasimi të gabuar në dalje nga ana e Çalhanoglu­së. Krosim në zonë nga Kuame që sheh t'i devijohet topi në këmbën e Romanjolit dhe të përfundojë në rrjetë. Bakajoko mundohet të shfajësohe­t duke çrrënjosur një top nga këmbët e rivalëve dhe duke

shërbyer Higuain. E djathta kirurgjike e argjentina­sit ndalet përsëri nga gardiani mik. Me Abate që merr vendin e Laksalt, nis ofensiva kuqezi, e bazuar në zell më shumë se taktikë.

EMËR KAPITENI - Problemet e Gatuzos shtohen me mbrëmjen super të numrit 1 të J henoas. Radu i ndal të gjithë kuqezinjtë me radhë që nga Kesi deri te Higuain e Suso. Nga ana tjetër, edhe Donaruma bën

fenomenin teksa ndal Lazoviçin. Në minutën e dytë shtesë, portieri mik gabon grushtimin dhe Romanjoli, i ndodhur në sulm, shënon me një parabël nga jashtë zone. Kapiteni shpaguan gabimin dhe regjistron emrin për herë të dytë në tabelën e golave të mbrëmjes. Milani vazhdon të bëjë me zemër tifozët, si shpesh kohët e fundit, por është i katërti. Për momentin vetëm kjo ka rëndësi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania