Panorama Sport (Albania)

Atinga: E kam të vështirë në Shqipëri, ushqimi dhe koha halli më i madh

Ganezi do të bëhet një nga lojtarët më të mirë në prapavijë

-

Vinsent Atinga, një nga lojtarët e rinj të Tiranës këtë sezon, la vendin e tij për Shqipërinë, me formulën si lojtar i lirë. Futbollist­i i ardhur nga Afrika ka folur dje për mediat ganeze, duke prekur temën e jetës së tij të re në Shqipëri. Ish- lojtari i Harts që luan si mbrojtës ka rrëfyer se sa e vështirë ka qenë për të jeta muajt e parë në Shqipëri. “Në fillim për mua ka qenë shumë e vështirë jeta në Shqipëri. Nuk ishte e lehtë, sepse jeta, ushqimi, kultura, madje edhe koha është ndryshe nga Afrika. Jam duke u përshtatur, sidomos me ushqimin dhe kohën. Për momentin mund të them se jam ende i trazuar me këto punë. Duhet të pranoj se shokët e skuadrës po më ndihmojnë shumë me gjuhën gjatë stërvitjes”, thotë Atinga për mediat ganeze. Mbrojtësi, i cili deri tani ka luajtur disa ndeshje me Tiranën, për “Ghanacrusa­der. com” ka folur për aventurën e tij shqiptare. Sipas ganezit, dëshira e tij është shumë e madhe për të ndihmuar skuadrën e tij të re0 Tiranën, që të fitojë titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë, si dhe për të luajtur të paktën në Champions apo Europa League që për të do të thoshte një “pjacë e madhe” për një skuadër më të mirë europiane.

“Dua që këtë vit me fanellën e Tiranës të fitoj Kupën e Shqipërisë, kampionati­n shqiptar. Në kampionati­n shqiptar ke mundësi të luash në Europë dhe për këtë qëllim objektivi kryesor i të gjitha skuadrave shqiptare është Europa”, thotë Atinga.

Mbrojtësi ganez ka në “sirtar” edhe një tjetër ëndërr. Dëshiron të jetë mbrojtësi më i mirë i kampionati­t shqiptar. “Një tjetër objektiv personal është të shkëlqej këtë sezon. Dua shumë që të bëhem një nga lojtarët më të mirë në mbrojtje të kampionati­t shqiptar. Për këtë jam duke punuar shumë fort, ditë pas dite, për të arritur këtë ëndërr”, shton ganezi.

Vinsenti është lojtari i dytë ganez, i cili iu bashkua KF Tiranës, pasi edhe ish- shoku i skuadrës së tij në Afrikë, Harts of Oak, Uinful Kobina kishte firmosur me të njëjtin klub një kontratë trevjeçare. Futbollist­i shtatlartë ka luajtur si titullar në Black Stars B, duke fituar kupën “WAFU 2017”, e cila asokohe u organizua në Ganë. Lojtari luajti shumë mirë në sezonin 2016-’ 17, duke u grumbullua­r në kombëtaren e vendit të tij dhe duke u aktivizuar në miqësoren që Gana fitoi me Arabinë Saudite. Tirana vjet për herë të parë mori pjesë në Kategorinë e Parë dhe Atinga u soll në Shqipëri për të qenë një nga lojtarët e mbrojtjes, ndonëse nuk ka luajtur gjatë gjithë kohës titullar me bardheblut­ë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania