Panorama Sport (Albania)

Pse Bajerni fiton me lojë të shëmtuar

-

S kuadra më e titulluar në Gjermani ka fituar në katër ndeshjet e fundit. Por, shkëlqimi i lojës së bavarezëve u ka munguar të gjithëve në ndeshjen e kupës ndaj Rodinghaus­enit, një ditë para festës së "Halloween". "Sky" ka shpjeguar pesë pikat pse pamë një Bajern horror në ndeshjen e ditës së martë.

1. SKUADRA LUAN PA TRU

"I dhamë mundësi kundërshta­rit të bënte një paraqitje të mirë. Ata u rikthyen sërish në lojë falë gabimeve tona", u shpreh Manuel Nojer pas ndeshjes. Një fushë të lagur dhe një kundërshta­r të një niveli shumë të ulët do ta donin të gjithë skuadrat e mëdha për të bërë një ndeshje pa probleme. Pas shënimit të golit të dytë dhe humbjes së penalltisë nga Sançez krijoi një mendjeleht­ësi në kokën e lojtarëve të Bajernit. Më pas erdhi goli i vendësve dhe gjithçka u vështirësu­a. Por, një skuadër me kaq shumë kampionë në ekip nuk do të vuante në situata të tilla. "Pas 11-metërshit nuk luajtëm pothuajse fare", u shpreh trajneri Kovaç pas takimit, duke fajësuar lojtarët për mosimpenji­m. Gjithsesi ishte rezultati në favor ai që lehtësoi akuzat në drejtim të skuadrës që arriti të kualifikoh­ej më tej.

2. FIZIKISHT NË LIMITE, TIAGO I DËMTUARI I RADHËS

Me dëmtimin e Tiagos shtohet një tjetër lojtar në radhët e infermieri­së së Bajernit. Lojtari do të mungojë rreth 6 javë, kështu të paktën konfirmuan mjekët e skuadrës pas analizave të ditës së djeshme. Ndërkohë, katër lojtarë nuk kishin udhëtuar me skuadrën për ndeshjen e kupës, Roben, Boateng, Humels dhe Hames u lanë në shtëpi për të rikuperuar energjitë. Korentino Toliso dhe Kinglsei Koman do të mungojnë për një kohë të gjatë. Sigurisht ishte një verë Botërori, ashtu siç e pranoi edhe vetë trajneri Kovaç disa javë më parë, për këtë arsye lojtarëve u mungon freskia. "Po bëhemi çdo ditë e më shumë më pak lojtarë në stërvitje". Javët angleze për Bajernin nuk do të pakësohen dhe kulmi do të arrijë pikërisht në ndeshjen direkte ndaj kryesuesve të Borusias së Dortmundit më datë 10 nëntor në orën 17:30. Deri në atë përballje trajneri Kovaç duhet të pyesë veten për një gjë: Ku dhe kur duhet t'i vendos lojtarët e mi? Ndaj Dortmundit në fushën e lojës do të duhen 11 lojtarë të freskët dhe të shëndetshë­m.

3. MUNGESË POTENCIALI

Që në skuadër ka lojtarë me kualitet, kjo nuk vihet në diskutim. Por, ashtu siç kemi parë në këto dy muajt e parë të sezonit, lojtarët më të rëndësishë­m të Bajernit kanë pasur probleme për të treguar në momente të caktuara potenciali­n e vërtetë të tyre. Në 25 raste të krijuara, vetëm 2 gola dhe një penallti e humbur nga skuadra që luan në Kategorinë e Katërt në Gjermani. Edhe pse gjëra pozitive ranë në sy në këto ndeshjet e fundit. Leon Gorecka dhe Serge Gnabri kanë dhënë shenja jete, duke vënë në vështirësi trajnerin Kovaç për të zgjedhur formacioni­n ideal. Deri tani rezultatet janë ato të duhurat, por mungon loja atraktive. Shpresa për të parë një ndeshje të nivelit të lartë të Bajernit është ende e madhe, pasi lojtarët kanë treguar edhe në vitet e kaluara potenciali­n e vërtetë të tyre. Edhe pse sezoni është ende i gjatë, ndeshja direkte me vendin e parë në "Signal Iduna Park" do të na tregojë se çfarë skuadre është Bajerni i Niko Kovaçit në këtë sezon të ri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania