Panorama Sport (Albania)

Disfata me korçarët, Partizani humbi 50 mijë €

Gaz Demi u kishte premtuar superpremi­o për 5 fitore radhazi, ekipi humbi shansin

- ILIR CARA

Humbja e fundit me Skënderbeu­n i ka kushtuar Partizanit në disa aspekte. Përveç dorëzimit të vendit të parë dhe pezullimit të Ardit Hilës nga kartonët e verdhë, me këtë disfatë të besuarit e trajnerit Skënder Gega humbën edhe mundësinë e përfitimit të premios së majme të vënë nga presidenti Gaz Demi pas fitores 1-0 me Kukësin...

Humbja e fundit me Skënderbeu­t i ka kushtuar Partizanit në disa aspekte. Përveç dorëzimit të vendit të parë dhe pezullimit të Ardit Hilës nga kartonët e verdhë, me këtë disfatë të besuarit e trajnerit Skënder Gega humbën edhe mundësinë e përfitimit të premios së majme të vënë nga presidenti Gaz Demi pas fitores 1-0 me Kukësin në javën e tetë. 50 mijë euro është shuma që u ka ikur të kuqve nga duart pas humbjes me Skënderbeu­n. Pas suksesit me Kukësin, një rival direkt për titull, në "Elbasan Arena" klubi shtroi një darkë për ekipin dhe stafin, ku merrnin pjesë edhe drejtuesit e lartë të skuadrës, por edhe donatorë të ndryshëm. Presidenti i premtoi ekipit se nëse do merrnin 15 pikë në 5 javët në vijim, ata do të shpërblehe­shin me 50 mijë euro. Kalendari i favorizont­e "demat" për ta bërë të tyren këtë premio, pasi katër nga pesë takimet i kishin në shtëpi dhe luanin në Fushë-Krujë ndaj Kastriotit, që më shumë ngjan si ndeshje brenda. E nisën mbarë me Luftëtarin, ku fituan 2-1, por në provën e dytë në shtëpi dështuan, pasi u mundën 2-0 nga Skënderbeu dhe automatiki­sht bie edhe mundësia e përfitimit të premios 50 mijë euro. Në të tilla raste thuhet: "Provo përsëri", por në rast se presidenti do të vendosë shuma të tilla si ajo që u shpërdorua në ndeshjen me Skënderbeu­n. Gjithsesi, fitorja është synuar çdo javë nga të besuarit e trajnerit Gega për të përmbushur objektivat sezonalë dhe jo për të pasur mendjen te përfitimi i premiove.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania