Panorama Sport (Albania)

Turpërimi 5-0, Apolonia mendon hakmarrjen

-

Fierakët vazhdojnë përgatitje­t intensive për ndeshjen e radhës, transfertë­n ndaj Orikumit. Në fillim të këtij sezoni, të rrallë do të ishin ata që do të dyshonin në fitoren e Apolonisë, por dinamika e gjertanish­me e dy skuadrave respektive në kampionat favorizojn­ë Orikumin, një ekip që ka qëndruar paksa jashtë vëmendjes së medias mbi të gjitha, por edhe të opinionit sportiv. Orikumi as “6 qirinj” nuk i ka ndezur mbi “tortën e datëlindje­s” futbollist­ike dhe befas shfaqet si surpriza më e bukur e Kategorisë së Parë. Ngjitja në këtë kompeticio­n ka rezultuar “hajmali” fati, për shkak të “nepotizmit” të dy Vllaznive, por skuadra “e heshtur” e Sakajt u sjell në mendje sportndjek­ësve rastin e Kampionati­t Europian 1992, teksa Danimarka (e pakualifik­uar) la përmes pushimet ekzotike të ishujve të Greqisë, u bë pjesëmarrë­se pas përjashtim­it të ishJugosll­avisë së kualifikua­r dhe nordikët fituan Kupën e Europës! Orikasit janë ambiciozë në projektin e tyre dhe po sfidojnë edhe “vëllanë e madh”, Flamurtari­n e Superligës, mbase edhe si paralajmër­im që “modeli Kukës” mund të përsëritet... Dëshirë dhe ambicie e tyre! Fakti: një skuadër 5-6 vjeçare si Orikumi, në “habitatin” e vet të pathyeshëm, përballë një Apolonie me histori 93vjeçare.

PËRBALLJA

Krijon përshtypje­n e jashtme se është në disfavor të fierakëve. Për nivel krahasimi: Orikumi ka 12 pikë, Apolonia 9; Orikumi në vend të katërt (njësoj me Pogradecin e vendit të tretë), Apolonia në vend të shtatë; Orikumi ka fituar tri nga katër ndeshjet në fushën e vet dhe ka barazuar veç një (1-1 me Besën kryesuese, i vetmi gol i pësuar në “shtëpi”), por edhe Apolonia ka marrë 2 fitore nga 4 ndeshje jashtë Fierit këtë kampionat (Apoloni më e fortë jashtë fushe - fakti grishës për sportdashë­sit); Orikumi, një nga dy ekipet me mbrojtjen më të mirë (bashkë me Bylisin, 3 gola të pësuar), Apolonia, një nga dy skuadrat me sulmin më të dobët (bashkë me Elbasanin, 4 gola të shënuar). PRECEDENTI

Ka qenë vetëm një miqësore e fillimdhje­torit 2017, kur Orikumi ka fituar plot 5-0 në Fier me Apoloninë, në kohën kur bardhejesh­ilët drejtohesh­in nga trajneri Ndriçim Kashami, që ishte gati të kërkonte gjoba për lojtarët (e deklaruar prej vetë Kashamit pas asaj miqësoreje). Asokohe është dukur si truk i fierakëve për të mashtruar kundërshta­rët, por me Orikumin e këtij kampionati, ca më tepër në një ndeshje zyrtare, nuk ka vend për “shaka” të tilla. Sfida e së shtunës pritet me shumë interes nga të dyja ekipet që këtë sezon ka synime të rëndësishm­e. Bujar Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania