Panorama Sport (Albania)

Prapaskena, Çelsi i dha Hysajt 4 mln €

"Ngrijnë" bisedimet, shkak oferta e refuzuar në verë nga londinezët që drejtohen nga Sarri

- OLSI TUJANI

Elseid Hysaj dhe Napoli kanë "ngr irë" çështjen e rinovimit. Prej javësh, tema e zgjatjes së kontratës që mbrojtësi kuqezi ka me napolitanë­t nuk ka marrë ende zgjidhje përfundimt­are. Nga sa bëhet me dije në mediat pranë skuadrës nënkampion­e të Italisë në edicionin e shkuar, bllokimi ndodh prej... Çelsit. Po, skuadra londineze duket se është "molla e sherrit" mes shqiptarit dhe Napolit. "FTOHJA"

Në Napoli janë të bindur që gjithçka ka stopuar. Hysaj dhe drejtuesit e Napolit nuk arrijnë që të gjejnë një akord rreth rinovimit. Mbrojtësi kuqezi, me anë të agjentit të tij, kërkon të paktën 2.5 milionë euro pagë vjetore, ndërkohë që për napolitanë­t nuk mund të shtohet më shumë sesa 2 milionë euro. Me sa duket, fillesa e këtij "ngërçi" mes palëve është bërë merkato në verën që lamë pas. Pra, Çelsi që aktualisht drejtohet nga Mauricio Sarri. Refuzimi i Napolit për shqiptarin që t'i bashkohet Sarrit në Londër ka ftohur ndjeshëm raportet mes palëve. PRAPASKENA

Sipas mediave napolitane, kërkesa e lartë e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare buron nga vlera e lartë e ofruar nga Çelsi, në rast se ai do të largohej, e duke qenë se Napoli u bë pengesë, atëherë Hysaj me anë të menaxherit të tij nuk pranon të ulë pretendime­t. "Cronache di Napoli" bën me dije se në

verë Çelsi ka ofruar një kontratë për shqiptarin, ku përfshihej pagesa prej katër milionë eurosh në sezon. Kjo shifër, shumë herë më e lartë nga paga aktuale e mbrojtësit, ka bërë që edhe pretendime­t e tij të rriten, kur bëhet fjalë për të shtyrë zgjatjen e qëndrimit në Napoli, kur kontrata aktuale përfundon në vitin 2021. Së fundmi, për shqiptarin janë shtuar edhe zërat kritikë, pavarësish­t faktit se ai ka qenë në dispozicio­n të skuadrës për të luajtur sa në të djathtë edhe në të majtë të prapavijës. Mbetet për t'u parë se çfarë zgjidhjeje do të marrë çështja e rinovimit mes shqiptarit dhe Napolit, për të cilin ekziston edhe një klauzolë prej 50 milionë eurosh në kontratë, në rast largimi të tij nga skuadra italiane.

 ??  ?? Fiorin Durmishaj në duel me Mërgim Mavrajn, dy javë më parë
Fiorin Durmishaj në duel me Mërgim Mavrajn, dy javë më parë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania