Panorama Sport (Albania)

"Djalli" me probleme, por buzëqesh renditja

-

Fitorja në minutën e 91-të ndaj Xhenoas çoi "Djallin" në parajsën e zonës Champions, por megjithatë momenti nuk është ndër më pozitivët. Retë e zeza u panë që me dëmtimin e së dielës të Bonaventur­ës, teksa rrëkeja e dëmtimeve ka vijuar me atë të Kaldarës, dhe më pas Bilias, i cili mund të mungojë deri në një muaj. Bakajoko, që e zëvendësoi, nuk e bëri në mënyrën më të mirë, ndërsa Frenk Kesi ka disa ndeshje që shtrëngon dhëmbët dhe nuk dihet deri kur do të durojë. Sikur të mos mjaftonte, edhe Hakan Çalhanoglu nuk shfaq shenja përmirësim­i, duke qenë një kushëri i largët i turkut që admiruam në fundin e sezonit të kaluar. Mbrojtja është një tjetër problem, pasi kuqezinjtë i kanë ndëshkuar të gjithë këtë sezon, përveç Dudelanzhi­t dhe hemorragji­së së golit, i shtohet dëmtimi i Kaldarës, që duhet të ishte zgjidhje e tashmë përbën një problem. Gabimet në mbajtje topi dhe ato individual­e janë të korrigjues­hme, por sa kohë do të duhet që të mos i shohim më? Gatuzo uron sa më shpejt, për Milanin, por edhe për vendin e punës. BUZEQESHJE - E keqja nuk ka fund, por as e mira. Renditja është motiv gëzim për kuqezinjtë, teksa dy fitoret e fundit prova karakteri. Duke parë që në tri pikët e fundit nuk kanë "këmbë" Higuain e Kutrone, fitorja merr akoma më shumë vlerë. Një tjetër arsye optimizmi është forma e Hezus Susos. Spanjolli ka rigjetur rrugën e golit, teksa asistet janë tashmë një refren. Donaruma plotëson listën e aspekteve pozitive, me pritjet e tij që vlejnë gjithnjë e më shumë çdo takim. E majta e Lazoviç mund ta shndërront­e "Halloween"-in në një makth, por Xhixho me dorën e tij ruajti barazimin momental, të cilin kapiten Romanjoli e shndërroi në një fitore në frymën e fundit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania