Panorama Sport (Albania)

Bajerni do finalen e Champions-it në 2021

-

Bajerni i Munihut do të kandidojë zyrtarisht në UEFA për të organizuar finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 2021. Klubi bavarez i futbollit e organizoi në mënyrë perfekte diçka të tillë në vitin 2012, duke qenë vetë një nga skuadrat finaliste, por u mund nga skuadra e Premier Ligës, Çelsi, e cila fitoi pas penalltive. "Unë mund të konfirmoj se Bajerni, së bashku me qytetin e Mynihut, do të aplikojnë zyrtarisht për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2021 në "Allianz Arena", tha shefi ekzekutiv i kampionëve të Gjermanisë, KarlHaic Rumenige. Pavarësish­t nga zhgënjimi i humbjes ndaj Çelsit në finalen e 2012-s, ne ende e shohim me dashuri finalen e Ligës së Kampioneve në shtëpi. Do t'i ishim shumë mirënjohës UEFA-s, nëse na e jep edhe një herë mundësinë që ta mirëpresim përsëri botën e futbollit në qytetin e Mynihut". Stadiumi "Krestovsky", shtëpia e klubit rus të Zenitit, është i vetmi konkurrent tjetër për të pritur finalen e Champions-it në vitin 2021, konfirmon UEFA. Sevija, Vjena dhe Tbilisi janë tri qytetet, që kërkojnë të jenë pritëset e finales së "Europa League" në vitin 2021, ndërsa Belfast, Krakov, Minsk dhe Helsinki janë duke konkurruar për Superkupën Europiane të këtij viti. Goteborg dhe Praga shpresojnë të zgjidhen për finalen e Ligës së Kampioneve të femrave. Kështu që Bajerni ka si konkurrent të vetëm rusët, të cilët kanë ndërtuar një stadium të ri në Shën Pjetërburg për ndeshjet e Kampionati­t Botëror që u zhvilluan në verën e 2018-ës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania