Panorama Sport (Albania)

Teuta përmbys Tiranën, Mema: Na dënoi arbitri

Trajneri akuzon kryesorin Kola, Karabeci: Gjyqtari talli b....

- ANARILDO ALIA

Në ditën më të zezë të Teutës, Ditmar Bicaj dhe Isli Hidi shkatërroj­në Tiranën. Në Shijak, Teuta fiton tri pikë, falë dy golave të Ditmar Bicajt që shënon brenda 114 sekondave dy herë, falë gjumit të mbrojtjes dhe portierit të Tiranës, ndërsa Isli Hidi u bëhet "gogol" Hasanit, Grecës e Sentamusë, që humbasin gola fëmijësh para ishgardian­it bardheblu dhe për këtë Ardian Mema duhet të bëjë diçka. Jo vetëm kaq, më shumë se mbrojtja apo portieri, fajin e kësaj humbjeje duhet ta mbajnë mbi shpatulla tre lojtarët e sulmit, që për turp kanë humbur shtatë raste flagrante për gol dhe që mbajnë mbi ndërgjegje­n e tyre Tiranën e madhe. Teuta është skuadra që duket se do të luftojë për në Europë, ndërsa Tiranës i ka mbetur emri. As Mema dhe askush tjetër nuk i bën derman kësaj skuadre, që edhe pse luan mirë ka mundësi, në javën e 11-të ka nëntë pikë dhe tani qëllimi i saj është të shpëtojë prej rënies nga kategoria.

PJESA E PARË - Ndeshja nis me 13 minuta vonesë për shkak të një banderole kundër presidenti­t Refik Halili. Në 15 minutat e para është Teuta që kontrollon lojën, ndërsa Tirana mundohet vetëm të mbrojë. Dhe pas përgjumjes vjen rasti i parë i lojës me Grecën humbet që një gol të sigurt, sepse kërkon të bëjë Maradonën. Kundërpërg­jigjet Teuta me Latif, por pa rezultat. Tirana merr përpara Teutën, e cila nuk është në ditën e saj më të mirë. Në minutën e 28-të vjen kthesa e madhe. Goditje këndi që ekzekutohe­t nga Hasani, Hidi prek keq topin, që rreh shtyllën, godet aksidental­isht Shkallën dhe ndalet në rrjetë. Amulli nëse ishte apo jo gol, me gjyqtarin Kola dhe gjyqtarin e portës Meta që vendosin për gol. Bardheblut­ë marrin kontrollin e lojës, ndërsa Teuta ngurtësohe­t nga reagimi i bardhebluv­e. Rastet e Tiranës nisin "breshëri". Sentamu humbet një gol të sigurt, gjashtë minuta nga fundi i pjesës së parë. Teuta nuk është gjëkundi dhe në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, Daja është lojtari i radhës që kërkon të shënojë, por është Hidi, i cili bën mrekullinë dhe nuk lejon golin e dytë të bardhebluv­e.

PJESA E DYTË - Nis me një ndryshim te Teuta, ku në fushë është Kamara dhe Teuta luan me tre sulmues e tre mbrojtjes. Pjesa e dytë është një çmenduri më vete, pasi Tirana ka raste të mëdha për gol, por Teuta është ajo që

ndryshon rezultatin. Pas një situate amullie me skuadrat që luajnë në mesfushë, Tirana në minutën e 68-të mund të kishte shënuar golin e dytë, por Greca ( dhe Sentamu e Hasani duhet të kërkojnë falje publike për rastet që gabuan), sërish shpërdoron para Hidit, që pas gabimit në golin e Tiranës, kthehet në

hero. Në minutën e 71-të vjen baraspesha, pasi në ajër Tirana është zero. Bicaj, i cili nuk është se bëri një takim të mirë në mbrojtje, të paktën shkëlqeu në sulm. Goditje këndi e Teutës, tiranasi i Teutës përfiton nga një rrëmujë dhe me kokë fut një top në zonë. Sidibe lëshon sferën drejt portës. Në vijën fatale, Atinga dhe

Daja nuk heqin dot topin, që shtyhet në rrjetë nga Bicaj dhe rezultati shkon në 1-1. Tirana futet në shok dhe pas 114 sekondash vjen goli i dytë i durrsakëve me të njëjtin autor, Bicajn. Tiranasi përfiton nga habitja e Atingës, Hoxhallari­t dhe dalja e pastudiuar e Likës, godet me kokë nga kufiri i 16shes, duke shënuar një supergol.

2-1 dhe Teuta përmbys rezultatin. Mema nuk u beson syve, por Tirana kërkon të reagojë. Hasani nëntë minuta nga fundi ka rastin të barazojë, por dështon plotësisht me Hidin që kthehet në hero. Pamja nuk ndryshon, sepse është Sentamu lojtari i radhës që vetëm me portierin çuditërish­t gjuan jashtë. "Serinë Fantociane"

të rasteve të humbura e mbyll ai që e nisi, Bedri Greca, që pasi kalon Bicajn, gjuan, por Hidi shpëton rezultatin. Në fund të 94 minutave është Teuta që fiton në ditën më të zezë të saj dhe i ngjitet zonës Europiane. Sa për Tiranën, treni ka marrë rrugën për poshtë. Nga porta në sulm, kjo skuadër është për turp.

 ?? Fotot: F. Hazizllari ?? Çast nga ndeshja e djeshme në Shijak
Fotot: F. Hazizllari Çast nga ndeshja e djeshme në Shijak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania