Panorama Sport (Albania)

Interi pret Xhenoan, Spaleti: Shansi i Lautaros

Naingolan ndoshta luan rota!ion apo jo, fitojmë për tifozët

- Përgatiti: LEDIO NASE

Mesazhi, i dhënë drejtpërdr­ejtë nga " Instagram"-i, ka qenë i qartë. Pak çaste përpara konferencë­s, në fakt, nga profili i tij social Luçiano Spaleti ka publikuar: "# papushim #forcainter". Sot luhet sfida kundër Xhenoas dhe trajneri nuk ka asnjë dëshirë të ndalë ritmin: "Pengesat ekzistojnë në çdo kënd të kampionati­t tonë, - ka nënvizuar Spaleti. - Xhenoa është paraqitur mirë deri tani. Edhe në të fundit me Milanin, ku ndoshta nuk e meritonte humbjen. Ideja jonë është kjo: nuk duhet të themi se jemi të fortë, por ta tregojmë në çdo ndeshje. Nevojitet grinta e duhur për të fituar". Si një lloj detyrimi kundrejt pasionit të madh të tifozëve: "Duhet të jemi një skuadër e fortë, e bukur, që luan futboll të bukur. Që të mund të meritojë gjithë ata tifozë, të cilët priten në numër të madh edhe nesër (sot): thuajse 70 mijë për një ndeshje të këtij niveli është një tregues i rëndësishë­m: kjo konsiderat­ë duhet merituar. Ata besojnë më shumë se të gjithë te cilësitë tona dhe ne duhet të jemi në një nivel me ta".

ZGJEDHJE - Naingolan, i riaftësuar, është grumbullua­r, por vështirë se do jetë pjesë e ndeshjes: "Po tregon karakterin e tij, është luftëtar edhe kur ka një problem. Sot (dje) zhvilloi më shumë stërvitje sepse duhet ta bënte, ndiente shqetësim, por e duroi. Edhe puna e stafit mjekësor ka qenë e shkëlqyer: e riaftësuan brenda pak ditësh. Nesër ( sot) luan vetëm nëse do jetë e domosdoshm­e, por 30' i përballon pa problem". Atëherë Spaleti kalon te formacioni, ku Lautaro është gati të marrë një fanellë titullari në vend të Ikardit. Por, trajneri nuk e quan "çlodhje" apo "rrotacion": "Lautaron nuk e harroj, është gjithmonë në

mendimet e mia: ka nivel dhe karakteris­tika të rëndësishm­e, e në ndeshje si kjo mund të na japë një ndihmë të madhe. Kemi shumë sfida pranë njëratjetr­ës dhe një lojtar i nivelit të tij na nevojitet. E nëse luan nuk do të thotë se lashë pushim një tjetër, por thjesht që zgjodha atë. Në fushë zbresin 11, Lautaron në momentin që e zgjedh e konsideroj në nivel të barabartë me Ikardin.

Në Romë zgjodha Zhoao Marion sepse kisha nevojë për cilësitë e tij dhe ai ma shpërbleu, në vend të tij mund të luanin shumë mirë katër lojtarë të tjerë. Besimi im është se problemi qëndron te psikologji­a më shumë se fiziku. Këtu nuk duhet thjesht të jesh futbollist, por një profesioni­st, një lojtar për Interin: është ndryshe".

MAROTA - Në mbyllje është komentuar zëri rreth

një transferim­i të mundshëm të Marotës: "E njoh, është profesioni­st, mund të na japë një kontribut të rëndësishë­m. Por, mund të them se këtu tek Interi kemi drejtues që mund të ndihmonin Juventusin, - ka nënvizuar Spaleti. - Më befason dhe më bën të reflektoj fakti që vetëm te Juvja e dinin që do largohej, ndërsa për sa i përket transferim­it tek Interi e dinë të gjithë, përveç… nesh".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania