Panorama Sport (Albania)

Gola nga jashtë zone, Milani “mbret” i Europës

"Vrasës" nga distanca, kuqezinjtë ia kalojnë Juves dhe Sitit

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Sa larg, por edhe sa afër. Milani e kërkon portën, e sheh, madje edhe e gjen nga distanca. Një skuadër, e cila është e dyta në Serinë A për gola të shënuar (20, pas Juventusit 21), nuk duhet nënvlerësu­ar, aq më tepër kur ajo mund të krenohet me aftësitë balistike të pjesëtarëv­e të saj. Nga 16 e tutje, djemtë e Gatuzos komandojnë jo vetëm Italinë, por të gjithë Europën dhe goli i Romanjolit tri ditë më parë ndihmoi në instalimin e diktatit të kuqezi. Duke marrë si bazë kampionate­t më të rëndësishm­e të Kontinenti­t të Vjetër, "Djalli" është i pari për gola të shënuar nga jashtë zonave rivale, me plot tetë të tillë, teksa podiumi plotësohet nga Mançester Siti dhe dyshja Selta Vigo/Dortmund me nga gjashtë gola secila.

JO VETËM SUSO - Goli i Romanjolit, siç thamë, vlejti për tri pikë, për vendin e katërt në Serinë A, por edhe të parin në Europë. Kapiteni u regjistrua në "Klubin e Snajperist­ëve", një grup ekskluziv brenda Milanit ku bëjnë pjesë Kesi, Kastijeho, Bonaventur­a dhe normalisht Suso. Spanjolli është ai që ka kontribuar më shumë sepse i vetëm ka realizuar gjysmën e golave nga distanca të "Djallit". Rrezikshmë­ria e kuqezinjve vjen nga jashtë zone, por edhe brenda saj shifrat janë më se pozitive, me Milanin që ka rritur rrezikshmë­rinë, për shkak edhe të peshës në sulm të Gonzalo Higuainit. Duke u kthyer te goditjet nga larg, ato janë një armë thelbësore, e cila po bëhet gjithnjë e më e mprehtë me kalimin e ndeshjeve. Ndaj Sasuolos, Sampit dhe Xhenoas, kanë ardhur 9 pikë, të cilat janë vendosur pikërisht falë shënjestrë­s, teksa shifrat flasin qartë me Sitin që ka shënuar nga jashtë zone 7 nga 27 golat sezonalë, Borusia 6 nga 29 dhe Arsenali 5 nga 24.

RRITJE - Pas ndeshjes me Sasuolon, Gatuzo pati deklaruar se golat nga distanca nuk janë rastësore dhe se duhen përgatitur. Vitin e kaluar kuqezinjtë grumbullua­n dhjetë gola nga jashtë zone, po aq sa Bolonja, teksa Lacio dhe Juventusi shënuan nga 15. Në Europë kuqezinjtë kishin 15 ekipe përpara vetes në një klasifikim që kryesohej nga

Lioni me 19 gola të shënuar nga mbi 16 metra largësi. Duke marrë parasysh që për Milanin ka shënuar edhe Bilia, në listë mungon Hakan Çalhanoglu, një lojtar që, siç thotë Gatuzo, shemb portat. Turku po zhvillon një sezon të dobët, teksa goli i tij i fundit

nga distanca është ai i shënuar kundër Fiorentinë­s në kampionati­n e kaluar, aq më tepër në një goditje dënimi. Gatuzo vazhdon ta udhëzojë, por fantazisti vijon të vuajë në fushë. Kur ai të gjejë të djathtën, Milani do të argëtojë edhe më shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania