Panorama Sport (Albania)

Arsenal-Liverpul, sot “derbi” Xhaka-Shaqiri

Priten gola me breshëri, 3 shqiptarë do të jenë titullarë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

rsenal- Liverpul... Java e 11-të e Pre mier Ligës do të sjellë në skenë një prej sfidave më spektakola­re të viteve të fundit dhe jo vetëm në ishullin britanik, por të të gjithë kontinenti­t. Dueli që do të luhet sot në stadiumin “Emirates” premton gola me breshëri, të paktën kështu nënvizojnë statistika­t, duke qenë se në tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit, ky duel ka ofruar një mesatare prej 3.5 golash për 90 minuta. Në të njëjtën kohë, ky është edhe dueli që do të ketë brenda tij më shumë gjak shqiptar në Premier Ligë, duke qenë se në 22 lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë, tre janë shqiptarë; dy në radhët e Arsenalit vendës, me Shkodran Mustafin ( nënshtetës­i gjermane) dhe Granit Xhakën (nënshtetës­i zvicerane) si dhe me Xherdan Shaqirin (nënshtetës­i zvicerane) për Liverpulin. Që të tre janë asete të rëndësishm­e të dy skuadrave që do të godasin topin e parë nga qendra në orën 18:30, por mbi të gjitha vëmendja do të jetë e fokusuar te Granit Xhaka, që në ndeshjen e fundit për “topçinjtë” realizoi një gol spektakola­r, edhe pse skuadra e tij nuk arriti të fitojë, apo akoma më shumë te Xherdan Shaqiri, që është shndërruar në lojtarin multifunks­ional dhe të pazëvendës­ueshëm të skuadrës së Jurgen Klop, me asistet e tij. Prandaj, ky duel do të jetë i gjithi për t’u shi-

juar në maksimum, pasi spektakli do të jetë i garantuar. Natyrisht që për Arsenalin ky duel do të ketë në mes edhe një tabu për të thyer, duke qenë se përballë Liverpulit nuk fiton prej gjashtë ndeshjesh (tre barazime dhe tri fitore për të kuqtë). Por, më

shumë statistika mbi sfidën vijojnë më poshtë:

- Arsenal ka fituar 14 nga 16 ndeshjet e fundit në shtëpi. – Liverpuli ka pësuar vetëm 2 gola në pjesët e para të këtij sezoni.

– Asnjë skuadër nuk ka arritur të shënojë më shumë se dy gola në 11 transferta­t e fundit të Liverpulit

në Premier Ligë.

- Arsenali ka fituar 11 nga 13 ndeshjet e fundit që ka luajtur. - Arsenali ndizet me vonesë, duke qenë se jo vetëm nuk ka qenë kurrë në avantazh në pjesën e parë në kampionat, por në të njëjtën kohë vetëm 6 nga 24 golat e tyre kanë ardhur në 45 minutat e para.

- Herën e fundit që Liverpuli ka grumbullua­r 26 pikë në 10 ndeshjet e para ( 8 fitore, 2 barazime, starti më i mirë historik), ka qenë në sezonin 2008-2009, i përfunduar me një vend të dytë në renditje.

* Roberto Firmino ka shënuar pesë gola në pesë ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Arsenalit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania