Panorama Sport (Albania)

Infantino mbuloi 1.8 miliardë euro prurje të PSG-së

Të përfshirë, Infantino, Platini dhe Sarkozi

-

Në dokumentet e reja të “Football Leaks”, të shpërndara të premten nga “Mediapart”, është ngritur një re gjigante e errët mbi UEFA-n dhe menaxhimin e “Fair Play Financiar” kundrejt PSG- së dhe Mançester Sitit. Kontrata sponsorizi­mesh të fshehura dhe organe kontrolli të manipuluar: dokumentet e publikuara gozhdojnë raportet e bëra nga UEFA, në veçanti në marrëdhëni­et PSG-në. Protagonis­të të këtij skandali, që i ka lejuar dy klubeve që ta anashkaloj­në “Fair Play Financiar” me ndëshkime minimale, janë ishpreside­nti i UEFA-s, Mishel Platini, por mbi të gjitha presidenti aktual i FIFA-s, atëherë sekretari i përgjithsh­ëm i UEFA-s, Xhani Infantino. Paratë që kanë qarkulluar kanë qenë të frikshme: Katari ka injektuar 1.8 miliardë euro në arkat e PSG-së, në mënyrë të palejuar. Dokumentet e publikuara janë shumë të “nxehta”: nga 2014ta deri në 2016-ën, siç kishte hetuar “Der Spiegel”, është rindërtuar e gjithë rruga me të cilën PSG-ja ka trajtuar me UEFA-n në mënyrë të fshehtë, për të shmangur normat e “FFP”-së. Protagonis­të janë numri një i PSG-së, emiri Naser Al-Khelaifi dhe ish-administra­tori i deleguar, Zhan-Klod Blank. Janë publikuar dokumente koefidenci­ale, “email”, transkript­ime të bisedave, në të cilat kuptohet qartë ndihma e UEFA-s ndaj PSG-së (por edhe Mançester Sitit), për të “shmangur” sa më shumë penalitete­t, të cilat

mund të shkonin deri në përjashtim­in nga Kupat e Europës. Sipas dokumentev­e të përpunuara nga Këshilli Europian i Medias Investigat­ive (EIC), mes të cilave “Mediapart” në Francë, dalin në skenë presione të shumta ndaj Platinisë nga ana e PSG-së, të ndihmuara edhe nga miqësia që Al-Khelaifi kishte me presidenti­n e vendit të

asaj kohe, Nikolas Sarkozi për të ulur gjobën ndaj klubit, nga 60 në 20 milionë euro, pikërisht e njëjta shifër me të cilën u gjobit vite më parë edhe Mançester Siti, gjithashtu klub në pronësi të emirëve të Abu Dabit, përveçse familjarë të drejtuesve të PSG-së. Dhe jo vetëm kaq: Infantino ka pranuar që PSGja të fusë si kontrata sponsorizi­mi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania