Panorama Sport (Albania)

Riberi e Boateng u rebeluan, Kovaç ankohet te Hënes

Trajneri shkrin akullin para Fraiburgut: Dua fitoren e pestë radhazi, s’ka justifikim­e

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Te Bajerni i Mynihut jo çdo gjë “noton” e qetë. Edhe pse skuadra me katër fitore radhazi, duket se ka gjetur një ritëm pozitiv, kritikat për lojën që futbollist­ët e Niko Kovaçit ofrojnë, vazhdojnë të jenë të shumta. Gjithsesi, më shumë sesa kjo, duket se në skuadër ka pasur një ballafaqim që është mbajtur i fshehur për afro dy javë dhe konfirmon tensionin dhe pakënaqësi­të që vazhdojnë të kenë disa prej senatorëve me trajnerin e tyre. Në duelin e kampionati­t ndaj Volfsburgu­t, në transfertë, kur skuadra po rrezikonte, edhe pse duke qenë në avantazh me rezultatin e ngushtë 2-1, trajneri i Bajernit ka urdhëruar që Frenk Riberi dhe Zherom Boateng të ngrihen në nxehmje, në pritje për të marrë urdhrin e mundshëm të zbritjes në fushë, por që të dy janë rebeluar ndaj kroatit. Francezi është çuar nga stoli, por më pas ka vendosur që të ulet në bar dhe të mbështetet te tabelat publicitar­e, duke parë ndeshjen si tifoz, ndërsa mbrojtësi gjerman ka injoruar Kovaçin dhe as që është çuar nga stoli. E gjithë kjo ka irrituar shumë trajnerin bavarez dhe mungesa e të dyve ndaj AEKut në Champions, ndonëse u mbulua me të qenit si lojtar jashtë forme, në të vërtetë Niko Kovaç ka ngritur zërin te drejtuesit e tij dhe ka kërkuar më shumë respekt. Më pas, presidenti Hënes dhe shefi ekzekutiv, Rumenige, kanë kërkuar një ballafaqim me dy lojtarët dhe trajnerin për t’i vënë kapakun të gjithë kësaj historie, ndonëse sërish Riberi dhe Boateng kanë humbur respektin e trajnerit dhe po përdoren me pikatore në fushë. Madje, sipas “Kicker”, edhe në pritje të ndeshjes me Fraiburgun, sot pasdite, që të dy rrezikojnë që ta nisin nga stoli, ndonëse vetë Kovaç e ka shmangur në konferencë këtë fakt. “Do të luajnë Riberi dhe Boateng? Nuk kam asnjë përgjigje në lidhje me formacioni­n, unë di vetëm se jemi Bajerni i Mynihut, vijmë nga katër fitore radhazi dhe të shtunën duam të pestën radhazi. Kundër Fraiburgut presim një ndeshje fizike, ndaj duhet të bëjmë kujdes, për të mos humbur ritmin me skuadrat e tjera të kreut. Nuk ka justifikim­e që të vazhdojmë të lëmë pikë rrugës, sidomos kur luajmë në shtëpi. Kush e zëvendëson Tiagon? Alternativ­a kam plot: Gorecka, Martinez, Gnabri, madje edhe Myler mund të luajnë në rolin e tij”, u shpreh Kovaç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania