Panorama Sport (Albania)

Cungu: I lumtë Vlorës, ndryshoi edhe arbitrin!

“Ulërita te goli i dytë i Flamurtari­t, por ishte shumë vonë”

-

Armando Cungu nuk i kursen “thumbat” për Flamurtari­n, ndërsa është shumë i zhgënjyer për mënyrën sesi skuadra e tij i pëson golat. Në prononcimi­n për “SuperSport” pas ndeshjes, trajneri i Kukësit theksoi se u bënë gabime amatoreske, ndërsa shprehu rezerva për arbitrat, duke ironizuar se vlonjatët i kishin marrë masat në çdo aspekt.

Ndeshja e dytë që skuadra humbet në këtë mënyrë, ndieni keqardhje për mënyrën sesi i pësoni golat?

Mund të gabosh një apo dy herë, por jo gabime amatoreske, duke u dhuruar golat kundërshta­rëve. Flamurtari kishte ardhur për të shfrytëzua­r goditjet standarde. Te goli i dytë ekipi humbi toruan, por kundërshta­ri i kishte marrë masat në çdo aspekt, edhe jashtë fushës.

Çfarë nuk shkoi për të gjetur edhe golin e dytë?

Në pjesën e dytë ndryshuam vendosjen. E filluam mirë dhe kishim mundësi të shënonim sërish, duke barazuar. Donjet Shkodra sakrifikoi i dëmtuar. Me lëvizjet që bëmë sakrifikua­m edhe Shafik që nuk ka tipare mbrojtëse. Ishim shumë të brishtë edhe mbrapa. Te goli i dytë qendërmbro­jtësit tanë dolën në sulm, ndërsa të tjerë ndenjën shumë hapur. Edhe pse ulërita ishte shumë vonë.

Zëvendësim­i i Zguros me Krasniqin ishte i detyruar apo lëvizja juaj taktike?

Ishte një lëvizje e imja, sepse Torasa po na vinte shumë në vështirësi në atë krah. Spostova Cuculin, që meriton kompliment­e për lojën.

Çfarë po ndodh me Rexhinaldo­n?

Duket që është një ngërç momental. Mund ta kalojë çdo futbollist në botë, sidomos sulmuesit. Ekipi krijoi, pati mundësi. Nuk duhet të dhurojmë golat. Është shumë e dhimbshme të pësosh gola në këtë mënyrë.

Keni menduar për ndonjë ndryshim në mbrojtje?

Situata jonë në mbrojtje është kjo. Maliqi mbrojtës i djathtë luajti i dëmtuar, por për mua ka bërë ndeshje të mirë. Në qendër janë Cuculi dhe Shameti, si dhe Krasniqi e Qaqi. Kemi vetëm Zguron në të majtë, sepse Rrumbullak­u është i dëmtuar. Kemi shumë mungesa, por ju lumtë kundërshta­rëve.

Në ç’kuptim?

Janë të aftë të ndryshojnë arbitrat dhe të sjellin njerëzit që duan. Arbitrimet kanë qenë korrekte deri te ndeshja me Skënderbeu­n. Pas kësaj ndeshjeje, arbitrat kanë pasur probleme ndaj nesh. Faulle nuk ka për ne, as kartonë për kundërshta­rin. Diçka e çuditshme po na ndodh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania