Panorama Sport (Albania)

Daja: Lojën e dominuam ne, pres të vazhdojmë me fitore

-

Trajneri i Flamurtari­t, Ilir Daja, është shfaqur mjaft i qetë pas fitores me Kukësin. Për “SuperSport” u shpreh se skuadra e tij e dominoi lojën, duke merituar fitoren. Në fund foli edhe për arbitrat.

Një fitore shumë e rëndësishm­e, por edhe tepër e vuajtur...

Në pjesën më të madhe të lojës e kemi venë ne në vështirësi kundërshta­rin, pothuajse mbi 70 për qind. Në 15 minutat e fundit ka qenë iniciativë e Kukësit, por edhe e jona për ta mbrojtur rezultatin. Merita u takon lojtarëve. Në këto momente është pak e rënduar fusha dhe duhet të sakrifikos­h. Shkojmë një hap përpara nga ajo pjesë e parë me Teutën sa i përket lojës që kemi bërë.

Do të jetë ky Flamurtar që do të shohim në vazhdim?

Në këto 3 javët e fundit kemi 2 fitore dhe 1 barazim. Kemi rikuperuar mirë me pikët. Këtë lojë që kemi bërë, duhet ta vazhdojmë që të kemi garanci për pikët. Keni filluar lojën me 4 sulmues, por Bushiç nuk po shënon.. Është lojtar altruist, është në shërbim të ekipit. Do të na duhet që Bushiç të zgjidhë situata në mënyrë individual­e. Do të vazhdoni t’i besoni kësaj skeme që provuat ndaj Kukësit, pra 4-2-3-1? Brenda një ekipi duhet të ketë disa alternativ­a. Ndaj Kukësit na funksionoi, por s’do të thotë se do të jetë kështu gjithmonë. Gjithsesi, rëndësi ka që u shfaqëm pozitivish­t me këtë skemë.

Ishte e ekzagjerua­r dalja e fundit publike pas ndeshjes me Teutën sa i përket arbitrit?

Nuk kam pasur gjë me Teutën, ata nuk vodhën gjë. Fakti ishte që kishte shumë kartonë kundër nesh. Ka pasur 3-4 vendime të diskutuesh­me. Po të doni, ua jap edhe me video.

Po këtë herë që pas presionit që bëri klubi për arbitrin dhe më pas u ndërrua Ziri dhe u vendos Sokoli, çfarë i thatë kryesorit?

Sot (dje) arbitrit i kam thënë bravo të qoftë. Prapë kam rezerva për disa kartonë.

Veliu është rikthyer në nivele të rëndësishm­e, ju kënaq forma e mbrojtësit?

Lojtarëve me eksperienc­ë, siç është Veliu, asnjëherë nuk mund t’ia presësh hovin. Kemi nevojë për eksperienc­ën e Veliut. Gjithsesi, nivelit të këtyre futbollist­ëve duhet t’u kërkojmë më shumë nga të tjerët, sepse mbajnë barrën e skuadrës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania