Panorama Sport (Albania)

Ndreu: Alibi të kota, ja e vërteta me gjyqtarin Ziri

-

Drejtori i menaxhimit të klubit të Kukësit, Ramadan Ndreu, ka reaguar dje pas pretendime­ve të klubit vlonjat për arbitrin Blerim Ziri, i cili është i afërm i tij. Ndreu deklaron për “Panorama Sport” se ndien keqardhje që një klub si Flamurtari paragjykon gjyqtarin dhe kërkon të nxjerrë alibi për ndeshjen. I telefonuar nga gazeta përpara se të niste sfida Kukësi-Flamurtari dhe FSHF të ndryshonte arbitrin, duke mos dërguar Zirin në Kamzë, por Olsi Sokolin, Ndreu e konsideroi këtë që ndodhi një paragjykim pa lidhje. “Më vjen keq për ata të Vlorës, sepse janë profesioni­stë në këtë fushë. Së pari, unë nuk e kam nip arbitrin Ziri. Nuk mund ta mohoj që ai është i afërmi im. Nëna ime, e cila për fat të keq ka ndërruar jetë, është mbesë në fisin Ziri. Unë jam nga Kruja dhe punoj te klubi i Kukësit, ndërsa arbitri është nga Fushë-Kruja. Ai ishte po Ziri që arbitroi Kukësi-Kamza disa javë më parë, pse nuk foli njeri? Çfarë lidhje ka kjo?! Hollë-hollë në Shqipëri bien të afërm të gjithë me njëritjetr­in, sepse vend i vogël jemi. Pse duhet të paragjykoj­më për gjëra koti. Unë e kam kushëri, po çfarë duhet të bëj tani? Po merr ndonjë tender ai meqë qenka njeriu i afërt i imi?! Ai ka punën e vet, unë timen. Me këtë paragjykim që i kanë bërë, tashmë e futin edhe më shumë nën trysni arbitrin. Janë disa skuadra në Superiore që mundohen të gjejnë alibi. Këto janë gjëra pa lidhje dhe tashmë një gabim të bëj arbitri, menjëherë do ta paragjykoj­në. Situatë absurde”, deklaroi dje Ndreu për gazetën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania